Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.
Mëngjesi do të jetë relativisht i freskët, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
Indeksi UV mbetet në vlera të larta, lagështia relative e ajrit do të zbresë nën vlerat e normales, prandaj këshillohet që në orët e mesditës të mos jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































