Parashikimi i motit për nesër, temperaturat arrijnë deri 13 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.
IHMK bën të ditur se, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.
"Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius", thuhet në njoftim.
Më tej, IHMK njofton se nesër do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































