Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë moti i ndryshueshëm, ku në pjesën e dytë të ditës do të ketë shi dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, e diela e 5 korrikut do të nisë me mot me diell, ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të paqëndrueshme të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
IHMK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius. /Telegrafi/