LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Për ditën e Premte territori i Shqipërisë pritet të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e vranësira në shtim deri të dendura. Pas orëve të mesditës mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Duke filluar nga orët e pasdites përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e stuhive të forta dhe rrebesheve si dhe problematike për një periudhë të shkurtër kohore. Në majat e maleve në lindje të territorit reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim jugperëndim – juglindje dhe shpejtësi mesatare 3-11 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 14-22 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-6 ballë.


Temperaturat parashikohen: në zonat malore 7 deri 10 gradë Celsius, në zonat e ulëta 10 deri 19 gradë Celsius, në zonat bregdetare 12 deri 18 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori