Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 23- 28°C.


Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-2m/s.

Ndërkaq, për të dielën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta përgjatë relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 3m/s. /Telegrafi/