Gjigantët e mëdhenj të Silicon Valley si Steve Jobs, Bill Gates dhe Jeff Bezos bënë disa parashikime përpara se të fillonte mijëvjeçari i ri.
Telegrafi iu sjell disa parashikimet e këtyre inovatorëve të njohur përpara kthesës së shekullit të ri.
Steve Jobs parashikoi asistentët virtual nëpër telefona (viti 1984)
“Faza tjetër e kompjuterëve do të jenë asistentët ‘agjentë’. Me pak fjalë, do të jetë sikur të keni një person brenda kompjuterëve të cilët parashikojnë preferencat tuaja”, kishte thënë Jobs për Newsweek.
26 vjet më vonë pas kësaj deklarate, Apple lëshoi në përdorim në vitin 2010 asistentin virtual Siri për iPhone dhe kompjuterët Mac.
Versioni i Steve Jobs për ruajtjen e e-maileve ngjason shumë me ruajtjen në iCloud (viti 1996)
“Unë nuk ruaj asgjë me thënë të drejtën. Edhe pse gjatë ditës unë përdor shumë e-mail dhe internetin, unë nuk ruaj asgjë. Mënyra ime e vetme për t’i kujtuar vetes për të bërë diçka është t’i dërgoj vetes një e-mail. Kjo është ruajtja ime e gjërave”, ishte shprehur ai për Wired.
Më vonë, Apple prezantoi sistemin iCloud në vitin 2011. Nëpërmjet këtyre, ne tani mund të rregullojmë automatikisht skedarët tanë në internet nëpërmjet shërbimeve në re.
Bill Gates parashikoi monitorimin e shtëpive nëpërmjet pajisjeve të mençura (viti 1999)
“Monitorimi i shtëpive tuaja nëpërmjet videove do të jenë të zakonshme dhe në këtë mënyrë ju do të informoheni se kush hyn e del në shtëpinë tuaj kur nuk jeni”, parashikoi Bill Gates në librin e tij “Business and the Speed of Thought”.
Që prej vitit 2013, pajisjet Ring Doorbell të Amazon kanë filluar të përdoren në Amerikë pothuajse në çdo shtëpi dhe madje departamentet e policisë kanë qasje në këto shërbime që të parandalojnë vjedhjen e shtëpive.
Gates ishte i pari i cili paraqiti idenë e “reklamave të mençura” (viti 1999)
Sërish në librin e tij “Business and the Speed of Thought”, Bill Gates ka shkruar se, “herët a vonë, telefonat e mençur do të kenë shërbimet e ‘reklamave të mençura’. Këto shërbime do të dinë preferencat tuaja dhe do t’iu dërgojnë reklama sipas pëlqimeve tuaja”.
Në kohët e sotme, po krijohet një hipotezë se rrjetet sociale si Facebook dhe Instagram na përgjojnë dhe dërgojnë reklama bazuar në ato çfarë thamë.
Bill Gates parashikoi LinkedIn (viti 1999)
“Në të ardhmen, njerëzit kanë për të pasur mundësi punësimi edhe online në një platformë ku njerëzit mund të deklarojnë interesat e tyre, preferencat e punësimit dhe aftësitë e tyre”, kishte shkruar Gates në librin e tij “Business and the Speed of Thought”.
LinkedIn u lëshua në përdorim si platformë punësimi katër vjet pas parashikimit të tij. Në muajin shkurt 2019, u dokumentua se numri i punëdhënësve amerikanë me profil në LinkedIn ishte 154 milionë.
Jeff Bezos parashikoi se nevojat shtëpiake do blihen online (viti 1999)
“Brenda vitit 2020, pothuajse çdo nevojë e mundshme e jona duke filluar nga ushqimet, detergjentet, tharëse rrobash e shumë të tjera do blihen online dhe më lirë”, kishte treguar Jeff Bezos në një intervistë për Wired.
Mund të themi se Bezos ia ka dalë ta bëjë realitet këtë parashikim pasi Amazon lëshoi në përdorim në vitin 2014 “Amazon Prime Pantry”, në të cilën njerëzit tani mund të blejnë nevojat shtëpiake me çmime më të lira.
Bezos prezantoi idenë se pothuajse çdo pajisje mund të lidhet me internetin (viti 1999)
“Unë besoj në nocionin se shumë shpejt do të ketë një grup gjërash të lidhura në një rrjet”, ishte shprehur Bezos në një intervistë për Business Insider.
Sot, nëpërmjet pajisjes Alexa njerëzit mund të lidhin këtë me gjithë shtëpinë e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Dhjetë familjet mbretërore më të pasura në Evropë, nuk është mbretëresha Elizabeth II në vend të parë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe