LAJMI I FUNDIT:

Parashikim: Man.Utd – Chelsea

Parashikim: Man.Utd – Chelsea

Armata e fuqizuar me armatim të rëndë deri në dhëmbë nga Roman Abramovich, në drejtim të gjeneralit më të mençur, Jose Mourinho, do të marshojë në fushëbetejën legjendare të Old Trafford në tentim për ta pushtuar atë. Por, armata Blu do të ketë përballë Beretat e Kuqe të Mançesterit, të drejtuar nga komandanti i ri skocez, David Moyes, pasardhësi i mbretit Ferguson, në atë që do të jetë beteja e parë e titanëve, në luftën e re të armiqësisë së vjetër.

Vendi: Old Trafford, Mançester (Angli)
Koha: E hënë, 26 gusht – ora 21:00


Manchester United

Manchester United hyn në këtë ndeshje tejet i motivuar për lojë, pas fitores së thellë ndaj Swanseas në udhëtim.

Forma e Van Persiet dhe e Danny Welbeck janë impresive, por pikëpyetja e madhe do të jetë formacioni i Djajve. Rooney nuk pritet që të startojë ndaj Chelseat, që ka bërë dy oferta për të dhe të cilin Mourinho po e sheh çdo natë në ëndërr.

Adnan Januzaj do të jetë në pankinë bashkë me talentin Wilfried Zaha, por nuk përjashtohet mundësia që shqiptari sensacional të futet në këtë takim gjatë pjesës së dytë.


Formacioni i mundshëm i Man.Utd (4-4-2): David De Gea, Rafael, Evra, Vidic, Ferdinand, Fletcher, Cleverley, Young, Valencia, Welbeck, Van Persie.

De Gea

Rafael – Vidic – Rio – Evra

Valencia – Fletcher – Cleverley – Young
Welbeck – Van Persie


Forma e United

Swansea 1:4 United (PL)
Wigan 0:2 United (Superkupa)
United 1:3 Sevilla (Miqësore)
AIK 1:1 United (Miqësore)
Kitchee 2:5 United (Miqësore)


Chelsea

Skuadra e Jose Mourinhos hyn në ndeshjen e tretë sezonale në Ligën Premier me një momentum të përkryer. Dy fitore nga dy ndeshjet e para tregojnë qartë prezencën e portugezit dhe shtrirjen e autoritetit nga ana e tij.

Mourinho është tejet i interesuar që të vazhdojë momentin e mirë me një fitore në udhëtim, para Superkupës së Evropës ndaj Bayern Munichut, teksa me vëmendje do të tentojë që psikologjikisht të luajë me David Moyesin, i cili nuk po heq dorë nga Rooney.

Mourinho për këtë sfidë ka të lënduar David Luizin, përndryshe do të jetë problem të parashikohet se kush mund të startojë në sulm, duke parë që të gjithë sulmuesit kanë dështuar të tregojnë më të mirën në dy ndeshjet e para.


Formacioni i mundshëm i Chelseat (4-2-3-1): Cech, Ashley Cole, John Terry, Gary Cahill, Ivanovic, Ramires, Lampard, Hazard, Mata, Moses, Lukaku.

Cech
Cole – Terry – Cahill – Ivanovic
Ramires – Lampard
Hazard – Oscar – Mata
Lukaku


Forma e Chelseat

Chelsea 2:1 Aston Villa (PL)
Chelsea 2:0 Hull City (PL)
Chelsea 2:1 Roma (Miqësore)
Real Madrid 3:1 Chelsea (Miqësore)
Milan 0:2 Chelsea (Miqësore).

Ndeshjet direkte

Në pesë përballjet e fundit direkte më e suksesshme ka qenë skuadra e Chelseat. Përkundër ndryshimeve të shumta, Blutë kanë aritur të jenë gjithmonë të motivuar ndaj Unitedit kur bëhej fjalë për ndeshjet direkte.

Man.Utd 0:1 Chelsea – 5 maj, Liga Premier
Chelsea 1:0 Man.Utd – 1 prill, FA Cup
Man.Utd 2:2 Chelesa – 10 mars, FA Cup
Chelsea 5:4 Man.Utd – 31 tetor, League Cup
Chelsea 2:3 Man.Utd – 28 tetor, Liga Premier

Lojtarët kryesorë


Van Persie

Sulmuesi më i mirë në Ligën Premier për dy sezone radhazi do të jetë njeriu kryesor tek i cili do ta kenë vëmendjen mbrojtësit e Chelseat. Dy golat e tij në javën e parë ndaj Swanseas janë treguesi më i mirë për formën e tij në këtë fillim sezon dhe sigurisht nëse dikush do ta rrezikojë Chelsean atëherë do të jetë pikërisht holandezi.


Eden Hazard

Tek Chelsea është e vështirë të gjeni lojtarin kryesor, duke marrë parasysh kontributin e të gjithëve, por një njeri i cili vazhdimisht ka qenë në formë është pikërisht reprezentuesi belg. Goli i tij së fundmi ndaj Aston Villas dhe vet prezenca në fushë e bëjnë atë lojtarin kyç të Bluve. Punë me të pritet që të ketë Rafael, një lojtar inferior ndaj tij.

Epilogu

Ndeshja do të jetë shumë e baraspeshuar në fillim. United do të ketë dominimin në posedim, por Chelsea do të tentojë që me kundërsulme të shpejta të finalizojë rastet më të mira.

Sidoqoftë, të dyja skuadrat do të arrijnë të realizojnë së paku nga një gol, por fitues në fund nuk do të ketë nëse marrim parasysh të gjitha aspektet si formën, ashtu dhe përgatitjen ekipore, pa lënë anash as përparësinë që Djajtë kanë para tifozëve të vet.

Parashikim: Manchester United 1-1 Chelsea

Çfarë mendoni ju miq të nderuar të faqes tonë, a do të fitojë Chelsea apo United? Dhe, a mendoni se do të dalë i gëzuar në fund Rooney dhe me cilën skuadër, duke marrë parasysh se ai dëshiron Chelsean, por luan për Unitedin?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit

Liga e Kampionëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier

Premier League
I

I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores

Liga e Kampionëve

"Favoriti sekret" i Ballakut për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon - do ta trondiste botën e futbollit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori