Barcelona e pret Athletic Bilbaon në shtëpi në një sfidë që duhet ta fitojnë patjetër katalanasit, por që nuk do të jetë aspak lehtë.
Vendi: Camp Nou, Barcelonë
Koha: 4 janar (e shtunë), 16:15
Lajmet rreth ekipeve
Barcelona
Andres Iniesta dhe Sergio Busquets janë drejt rikuperimeve të plota, por nuk pritet të rrezikohen nga Luis Enrique.
Ivan Rakitic pritet që të kthehet dhe të luajë për vendasit në mesfushë, krahas tij pritet të jetë edhe Arda Turan.
Samuel Umtiti pritet po ashtu të preferohet para Mascheranos në mbrojtje, me Denis Suarezin që do të mbajë sërish pozitën e titulliarit në formacionin e Barcelonës.
Athletic Bilbao
Eneko Boveda është në dyshim për shkak të lëndimit, por mbrojtësi pritet të startojë për Bilbaon.
Aymeric Laporte po ashtu pritet që të jetë gati për të startuar në mbrojtje.
Nuk priten ndryshime tjera nga strategu Ernesto Valverde, ekipi i të cilit ka qenë i vështirë për t’u mposhtur javët e fundit.
Top lojtarët
A e dini se?
Barcelona është e pamposhtur në 31 nga 34 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Barcelona është e pamposhtur në 13 ndeshjet e fundit në La Liga.
Barcelona ka shënuar së paku tri gola në tri ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos në të gjitha garat.
Barcelona ka parë së paku tri gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit ndaj Bilbaos në shtëpi.
Bilbao ka dështuar të fitojë në gjsahtë ndeshjet e fundit në udhëtim në La Liga.
Analiza
Barcelona ka fituar dy ndeshjet e fundit në shtëpi në mënyrë bindëse ndaj Espanyolit dhe Las Palmas.
Vendasit janë të pamposhtur në Camp Nou që nga shoku i pësuar nga Alavesi në shtator dhe së fundmi kanë okupuar vendin e dytë me diferencë golash.
Athletic Bilbao ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, me fitoren e vetme prej 2-1 që erdhi javën e kaluar ndaj Sportingut që po vuan.
Parashikimi: Barcelona 2-1 Athletic Bilbao
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja
San Marino nuk është më kombëtarja më e dobët në botë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë