Paraqitja e Granit Xhakës kundër Francës përshkruhet si një prej më të mirave ndonjëherë

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka prodhoi një performancë mjaft mahnitëse duke u vlerësuar si ‘lojtari i ndeshjes’ kundër kampionëve të botës, Francës, dhe ndihmoi skuadrën e tij të arrijë fazën çerekfinale të një turneu të madh për herë të parë në 67 vjet.
Anëtari i Arsenalit, i njohur për shpirtin e tij luftarak, ishte i shkëlqyeshëm nga fillimi në fund të takimit. Ai jo vetëm që përfundoi përballjen me më së shumti pasime, por gjithashtu dha edhe pasimet e gjata më të sakta.
Ai gjithashtu luajti një rol të madh në momentin kur barazuan shifrat në 3-3, duke i dhënë një pasim të mrekullueshëm Mario Gavranoviçit në minutën e 89-të që shënoi me sukses.
Xhaka vazhdoi të mbizotërojë në zonat e mesfushës, pavarësisht se doli kundër dy prej mesfushorëve më të mirë në botë, Paul Pogbas dhe N'Golo Kantes, dhe mbajti ekipin e tij të bashkuar dhe me motiv të lartë në Bukuresht.






















































