Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar një rast të futjes së kontrabandës në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Gjatë patrullimit të perimetrit të jashtëm dhe zonave përreth, janë hasur sende të dyshimta.
“Pas kontrollit të detajuar, u gjet një qese e mbyllur, brenda së cilës, në një pako qumështi, ishin fshehur 7 telefona, 1 ekran i iPhone 7, 6 adaptera, 1 palë kufje dhe substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, është themeluar një Komision Hetimor i brendshëm, dhe Policia është njoftuar për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe do të vazhdojë të marrë masa të forta për të garantuar rendin dhe sigurinë. /Telegrafi/