LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërohet shtrenjtim i banesave të reja

Paralajmërohet shtrenjtim i banesave të reja

Kostot e ndërtimit në Shqipëri kanë shënuar rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme gjatë tremujorëve të fundit. Sipas INSTAT, Indeksi i kushtimit në ndërtim, në tremujorin e tretë 2018 arriti 103,6, duke shënuar rritje me 0,5 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit “Shpenzime transporti” u rrit me 2,5 %, pasuar nga grupi “Kosto të tjera” dhe “Shpenzime për paga” përkatësisht me 2,1 % dhe 0,9 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0,6 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0,2 %.
Në tremujorin e tretë 2018, ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, rritje kanë shënuar grupet: “Shpenzime materiale” me 0,5 %, “Shpenzime page” me 0,2 %, “Shpenzime transporti” me 0,1 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 %.

Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,4 %. Kostot e rritura, një nga faktorët që po ndikojnë në shtrenjtimin e apartamenteve.


Më herët, ndërtuesit kishin paralajmëruar për Monitor se ata do të shtrenjtojnë çmimet me të cilat shesin apartamentet.

Në Rrugën e Kosovarëve, çmimi mesatar në godinat e reja që janë në ndërtim është 1700-1800 euro për metër në katror. Tendenca në rritje e çmimeve është vënë re edhe në zonat më periferike. Kompania e ndërtimit Kontakt po ndërton aktualisht pranë zonës së Ali Demit në Tiranë, ku kanë planifikuar 33 godina banimi. Përfaqësues të shitjes në kompaninë Kontakt deklaruan për Monitor se tendenca e çmimeve të shitjes së apartamenteve në Tiranë është në rritje. Aktualisht Kontakt po aplikon një çmim shitje prej 700 euro/m2 duke qenë se janë ende në fazën e hedhjes së themelit, por shumë shpejt do të dalin me një çmim prej 800-900 euro për metër në katror.

Ndërtuesit japin si arsye kryesore për rritjen e çmimeve taksat e larta, të cilat pjesa më e madhe e tyre i kanë transferuar te çmimi final për apartamentet, ku pas taksës së ndikimit në infrastrukturë, pritet që nga 1 janari, ndërtuesit të paguajnë edhe një taksë në natyrë për strehimin social, për krijimin e fondit me 3% të sipërfaqes totale të ndërtimin. Përveç taksës së infrastrukturës dhe taksës së aplikueshme pas 1 janarit për krijimin e fondit për strehimin social, ndërtuesit shprehen të shqetësuar edhe për tarifën mbi mbetjet inerte. /Monitor/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori