Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha sot se mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare është në të mirë të Kosovës. Por sipas tij gara më e madhe është për vendin e dytë.
“Sa më herët të ketë zgjedhje ma merr mendja aq më mirë për Kosovën, mirëpo natyrisht që Qeveria i ka planet e veta, projektet që është duke i realizuar e pastaj në bazë të këtyre dyjave duhet të gjejmë një drejtpeshim në kohën më të mirë të zgjedhjeve e cila do të bëhet me marrëveshje me subjektet politike, po edhe mes kryeministrit, presidentes e edhe mes meje si kryeparlamentar”, u shpreh Konjufca.
Në RTV Dukagjini analistët kanë diskutuar planet dhe kalkulimet e subjekteve politike në lidhje me mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Analisti Dibran Hoxha ka thënë se pavarësisht zërave ai nuk beson dhe madje sipas tij nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.
“Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme. LVV me 51% të votave të fituara duhet të mbahet përgjegjëse për rezultatet dhe pritjet që ka krijuar. Nëse matematikat e tyre për shpenzime kapitale janë lënë në vitin e fundit, ata duhet të ndëshkohen pasi i bie që këto investime i kanë lënë për vitin e fundit, derisa qytetarët kanë merituar shërbime që nga dita e parë”, ka deklaruar Hoxha.
Analisti Astrit Gashi thotë se Konjufca edhe para disa muajsh kishte pasur një iniciativë për të shpërbërë Kuvendin e Kosovës edhe për shkak të një pjese të deputetëve të LVV-së që votojnë ndryshe nga partia.
“Sulmi terrorist në Banjskë ndryshoi edhe zhvillimet politike në vend”, shton Gashi.
Ai thotë se iniciativa e ringjallur e Glaukut për zgjedhje mund të jetë serioze, por ka edhe faktorë tjerë.
“Nuk mund të shkohet në zgjedhje, pa i mbyllur sytë dy-tri shtete të fuqishme ndërkombëtare. Mund të na del problem nëse shkojmë në zgjedhje pa miratimin e tyre… Nuk po shoh zgjedhje të shpejta”, shtoi më tej Gashi.
Nga ana tjetër analistja Ardita Dushi thotë se ky vit është patjetër vit zgjedhor pasi sipas saj zgjedhjet duhet të shpallen se paku 6 muaj para afatit kushtetues.
“Albin Kurtit i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme, pavarësisht se në LVV ka zëra të ndryshëm për këtë çështje. I shkojnë për shtati pasi zgjedhjet pasi ai dëshiron ta mbajë në dorë kartën e Asociacionit. Por Kurti do të ketë nevojë për një partnerë për të pasur me të lehtë me Asociacionin”, shtoi Dushi.
Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se njëra nga arsyet kryesore se pse vendi mund të shkojë vendi në zgjedhje është procesi i dialogut me Serbinë.
Ai thotë përmes zgjedhjet të parakohshme Kurti do të pranonte një legjitimitet të ri për zbatimin e Planit franko-gjerman.
“Një partner kolicioni do t’i konvenonte për ta rritë bazën dhe për t’i mundësuar një ndryshim sa më të lehtë në lidhje me planin franko-gjerman. Partneri do të ishte i mirëseardhur edhe për të nxitur një konkurrencë brenda kabinetit qeveritar që tash i mungon shumë”.
Sipas tij, nëse nuk ka lëvizje në dialog ka shanse që të kemi zgjedhje shpejt.
“Nëse procesi nuk lëviz nga vendi, shanse të mëdha i kemi që të kemi zgjedhje shpejt. Nëse procesi ndërron, nëse Davosi jep diçka, nëse konteksti ndërron dramatikisht në ditë e ardhshme mund të ecim kështu deri në fund të mandat, por nuk e shoh se jemi në ato pika”, ka thënë Hoxha
Ish-deputeti Visar Ymeri, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do të shkojë në zgjedhje nëse nuk do t’i konvenojnë ato.
Ai ka theksuar se nëse zgjedhjet vendosen, dilema kryesore e kryeministrit Kurti do të jetë arsyeja e tyre.
“Nëse Kurtit i konvenojnë zgjedhjet, dilema kryesore e tij do të jetë si do të shkojmë në zgjedhje, sepse mënyra se qysh po shkojmë në zgjedhje është shumë e rëndësishme. Pastaj për fushatë, arsyen pse po shkon edhe procedurën pse po shkon, a po shkon se po dorëhiqet apo se po të rrëzojnë, kjo ka rëndësi. Veçanërisht për një lider si Kurti, i cili dëshiron me u paraqit si lider i guximshëm, i cili nuk dorëzohet dhe iu bën ballë sfidave, e dorëheqja është ikje nga sfidat në fakt”, ka deklaruar Ymeri./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Siguria në Kosovë – ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

LSDM: Nuk mund të ketë para për luksin e qeverisë, e të mos ketë për pagë minimale për punëtorët

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi