LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për një person nga Velesi, dyshohet për përdhunim

Paraburgim për një person nga Velesi, dyshohet për përdhunim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi për tentim të kryerjes së veprës penale për sulm seksual dhe përdhunim nga neni 186, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit penal

Siç njoftoi sot Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dyshuari nga Velesi, i moshës 53 vjeçare, në lagjen Aerodrom të Shkupit, kundër vullnetit të shprehur qartë të së dëmtuarës, duke përdorur forcë është munduar që ndaj saj të kryej marrëdhënie seksuale.

“Ndërsa viktima ka rezistuar në mënyrë aktive duke goditur me shqelma dhe grushte dhe duke bërtitur me zë të lartë për ndihmë, i dyshuari ka dalë nga vetura ku e ka kryer sulmin dhe është arratisur”, sqarohet në kumtesë.


Bëhet e ditur se meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë se derisa i dyshuari lihet të mbrohet në liri, do të arratiset ose do të fshihet, duke u bërë i pakapshëm për organet e rendit, por edhe duke pasur parasysh se ekzistojnë rrethana të veçanta që tregojnë se ai do të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitari i dëmtuar ose se do të përsërisë ose përfundojë tentativën e veprës penale, Prokurori publik deri te gjykatësi në procedurë paraprake të Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori