Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtarja e procedurës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, ndaj të pandehurve, J.K., Gj.Sh., dhe B.H., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas komunikatës për medie, koha e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 02.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 01.06.2021.
Sipas Gjykatës, me datën 02 maj, në orët e mesnatës në Prizren, të pandehurit pa autorizim blejnë ose posedojnë me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, substancat apo preparatet të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë bastisjes në shtëpinë të cilën i pandehuri A.Sh., e mbante me qira, janë gjetur substanca narkotike dhe atë: një (1) pako me rizlla – mbështjellëse të marihuanës, dhe një sasi e marihuanës.
Detaje nga sasia e gjetur gjatë bastisjes së shtëpisë:
një (1) qese najloni me 30 qese te mbushura me substance te dyshuar për narkotik te llojit marihuane me peshe totale 28.51 Gram,
Substance e dyshuar për narkotike e llojit marihuane me peshe 16.32 Gram,
Nënte (9) qese najloni me substance te dyshuar për narkotik te llojit marihuane me peshe totale 4.07 Gram,
një (1) qese najloni me substance te dyshuar për narkotik te llojit marihuane me peshe totale 52.94 Gram,
një (1) qese najloni me substance te dyshuar për narkotik te llojit marihuane me peshe totale 0.33 Gram,
një (1) peshore elektronike e llojit Konstant me numër :14192-645C, Qese te zbrazëta plastike për mbushje të marihuanes (rreth 100 cope ),
Një (1) grinder ngjyre hiri, Një (1) grinder ngjyre hiri dhe një (1) grinder ngjyre ari, ku të pandehurit i kanë përgatitur me qëllim të shitjes.
“Se a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, thuhet në komunikatë.
“Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, për shkak të peshës së veprës penale dhe dënimi i cili parashikohet për këtë vepër penale të pandehurit mund të vendosin të fshihen në ndonjë vend të panjohur për organet e ndjekjes me qëllim që ti shmanget përgjegjësisë penale, duke marrë parasysh edhe faktin se të pandehurit me rastin e zbatimit të urdhër kontrollit nga ana e Policisë, kanë tentuar të arratisen ashtu që kanë marrë edhe lëndime trupore dhe janë kapur nga zyrtarët Policor”, thuhet tutje në komunikatë.
Sipas komunikatës për medie “me rastin e caktimit të paraburgimit gjyqtarja e procedurës ka marrë parasysh edhe sjelljen e mëparshme të të pandehurve të cilët janë të regjistruar edhe si kryerës të shumë veprave tjera penale kryesisht të kësaj natyre, andaj këto rrethana tregojnë rrezikun se nëse të pandehurit lihen në liri do të përsërisin ndonjë vepër tjetër penale të kësaj natyre si dhe lënia në liri në këtë fazë të procedurës do të kishte ndikim negativ në rrethin shoqëror ku jetojnë të pandehurit”.
Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!