LAJMI I FUNDIT:

Me para në duar e punësuara në MPB ua pagoi qytetarëve dokumentet personale, përvetësoi 600 mijë denarë

Me para në duar e punësuara në MPB ua pagoi qytetarëve dokumentet personale, përvetësoi 600 mijë denarë

Një e punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila ka punuar në Sektorin për lëshimin e dokumenteve personale, qytetarëve u ka kërkuar para kesh – në duar për dokumente personale, ndërkaq nuk ka përdorur SIM-kartelë për pagesë elektronike.

Paratë e mara kesh nuk i ka futur në buxhetin e MPB-së, por i ka përdorur për nevoja personale. Kësisoj ajo ka përfituar 600 mijë denarë (9.737 euro).

“Sot (17.7.2023), Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale deri te Prokuroria përgjegjëse ka ngritur kallëzim penal kundër N.L., e punësuar në Sektorin për punë administrative në Shtip për Vinicë, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale mashtrim të shërbimit në bazë të nenit 354 të Kodit Penal. N.L. në rolin e personit zyrtar që kryen punë të interesit publik, me qëllim të arritjes së pasurisë së kundërligjshme, gjatë periudhës janar – maj 2023, në më shumë raste ka përfituar para të besuara në shërbim, kështu që ka kërkuar nga qytetarët – kërkues të shërbimit për lëshim të dokumenteve personale, t’i japin para në dorë gjatë parashtrimit të kërkesës për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe të letërnjoftimit nën pretendimin se mundësia për pagesë nëpërmjet terminalit me kartelë pagesore për momentin nuk është në funksion”.


“Pas kësaj, ajo ka shfrytëzuar mosnjohurinë e tyre për dispozitat ligjore në MPB, kurse paratë e besuara i ka marrë për vete duke arritur pasuri të kundërligjshme në vlerë prej 600.000 denarë (9.737 euro) në dëm të buxhetit të RMV-së”, qëndron në buletinin e MPB-së.

E punësuara është suspenduar nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori