LAJMI I FUNDIT:

Para betimit të kryetarëve në veri, Hovenier takon Kurtin

Para betimit të kryetarëve në veri, Hovenier takon Kurtin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është duke zhvilluar këtë të enjte takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Telegrafi mëson se takimi po vazhdon dhe pritet të përfundojë pas pak.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier // Foto: Ridvan Slivova

Ndërkaq, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është parë edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.


Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly // Foto: Ridvan Slivova

Ndryshe, takimi mes ambasadorit Hovenier dhe kryeministrit Kurti po mbahet një ditë para se të bëhet betimi i kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Një ditë para betimit të kryetarit të Mitrovicës veriore, Sadiku: Përgatitjet po shkojnë normalisht, vetëdija e qytetarëve është mbi nivelin e politikanëve
Lexo po ashtu Një ditë para betimit të kryetarit të Mitrovicës veriore, Sadiku: Përgatitjet po shkojnë normalisht, vetëdija e qytetarëve është mbi nivelin e politikanëve

Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00 të premten, e të gjitha përgatitjet janë duke shkuar të qeta dhe në mënyrë normale.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku.

Në anën tjetër i pari i Qeverisë të mërkurën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefon Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ku ndër tjerash kanë biseduar për zgjedhjet në veri dhe betimin e kryetarëve të rinj.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Kosovës janë zhvilluar më 23 prill të këtij viti, pas dorëheqjeve në nëntor të vitit 2022, të kryetarëve që vijnë nga Lista Serbe e të cilët kishin vendosur që bashkë me votuesit serbë të bojkotojnë zgjedhjet./Telegrafi/