Poezi nga: Allen Ginsberg
Përktheu: Fadil Bajraj
Gjeneral Nënë Tereza
Perandor Dalai Lama i XIV
Shef Shtabi Thich Nhat Hanh
Kapelan Ushtrie Gjon Pali i II
të ndjekur nga hijet e Gandhit
Saharovit, Sartreit dhe ungjit të tij
Albert Shweitzer
shkuan te rrugët e bombarduara
kuvenduan me boshnjakët myslimanë në
bakallanet e djegura
zhvilluan bisedime me kroatë dhe gjeneralët serbë dhe me Parlamentin
i lutën të heqin dorë nga gjuajta dhe zjarri
artilerik nga bjeshkët
që s’përfillin fshatrat
e boshatisura nga gjyshet –
Kështu që tash ishte qetë – disa zjarre
pa flakë në rrugicat e prapme
disa kufoma kundërmonin në fushat e qullura
– Megjithatë pronë e kujt janë këto shtëpi? Kinemaja
teatrot me dyer të thyera?
ronë e kujt është ai dyqan bakallëqesh, ajo godinë bashkie,
ajo shkollë pa dritare me qeramidhe të thyera?
Pronë e kujt janë këto apartamente të vogla, derisa
të gjithë adhuruesit e Allahut
luten në qytetet e rrethuara 100 milje larg
të mbipopulluar me banesa dhe çadra, me
partizanë të K. B. në udhëkryqe?
Kush i posedon këto rrugica të braktisura dhe
barrnatore me copa xhamash të thyer në
trotuar dhe brenda derës?
Kush do të jetë gjykatës, përfaqësues ligjor, kush do t’i arkivojë
aktet ligjore
letrat mbi bankrotimin, certifikatat mbi posedimin,
tapitë, dëftesat e vjetra të tatimeve?
Kush do të konsultojë ata që jetojnë në rrënoja,
kush do të fle në kasolla me mure të rrënuara
nën dritën e hënës së plotë kur retë e pranverës
kalojnë mbi fytyrën e
njeriut në dritën e hënës së plotë në fund të majit?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetmia e të qenit i moskuptuar
Sekretet e zotërimit të rolit më kërkues në operë
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej
Eksporti i Njeriut të Ri: Dhunë, vjedhje, nepotizëm, ryshfet, ligësi ...
Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…
GJUHA SHQYPE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe