LAJMI I FUNDIT:

Papa femër: A është ky një nga sekretet më të mëdha të Vatikanit?

Papa femër: A është ky një nga sekretet më të mëdha të Vatikanit?

Thuhet se një John Anglicus, në mesin e shekullit IX kishte respekt të madh në Romë për shkak të edukimit. Kështu, pas vdekjes së Papës caktohet trashëgimtar i Selisë së Shenjtë, me emrin Papa Gjoni VII, apo siç njihet ndryshe, Papa Joan. Asgjë nuk do të ishte e çuditshme, sikur të mos shkruhej më vonë se fjala është për një femër.

Thuhet se disa vite më vonë, teksa udhëhiqte një procesion kishtar nga Vatikani në Lateran, besimtarët rrethojnë kalin e kreut të kishës katolike. Atëherë, Papa që ishte shtatzënë, lindi një djalë. Pasi u u zbulua sekreti, thuhet se besimtarët tërbohen: e lidhin për kali dhe e zvarrisin rrugëve të Romës, për ta mbytur pastaj me gurë, transmeton Telegrafi.

Dyshohet se varrimi u bë aty ku u lind fëmija, vend ky të cilin disa ende e vizitojnë si lokacion të martirizimit.

Ky rast përmendet për herë të parë në shekullin XII. Dikur konsiderohej fakt i pamohueshëm, por jo edhe sot.


Megjithatë, shumë pyesin se pse Papa i porsazgjedhur, para se t’i jepen çelësat Shën Pjetrit, duhet të kalojë testin “sella stercoraria” (karrigen me vrimë, nga ku vërehet nëse Papa ka testikuj), ku një nga dhjakët vërteton gjininë e tij. Nëse përgjigjet është "Mas Nobis nominus est" (i nominuari është burrë), atëherë tymi i bardhë shënon zgjedhjen e Papës së ri.

Ky test, që disa e marrin të dyshimtë, thuhet se lindi pasi në krye të Vatikanit erdhi një femër.

Sot ekspertët mohojnë ekzistencën e kësaj femre dhe thonë se gjithçka bazohet në folklor. Por, ka dyshime nëse Vatikani ka bërë gjithçka që të harrohet dhe fshihet kjo histori.

Prandaj, ata që besojnë tek ekzistenca e Joanës, pyesin se pse Papa Gjoni XX e ka ndryshuar emrin në Gjoni XXI? Dhe, pse imazhi i tij/saj gjendet në shumë libra kishtar, e shtatorja në disa kisha? Dilemat shtohen edhe më shumë kur thuhet se ekziston kapela e Joanës në rrugën e mbytjes së saj e ku dikush vazhdimisht lë lule. Ndërsa, thuhet se procesionet kishtare kurrë nuk bëhen andej ku ka kaluar ajo.

Përgjigje të sakta në këto pyetje ende askush nuk ka. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bill Gates paralajmëron për një pandemi

Bill Gates paralajmëron për një pandemi "shumë më të rëndë" në vitet e ardhshme

Botë
Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Plani i Trumpit për kontrollin e Gazës, presidenti amerikan ripërsërit propozimin

Amerika
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Evropa
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit

Botë
Kalo në kategori