Kompani të shumta shqiptare nga Austria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës ishin pjesëmarrëse në Panairin e bizneseve shqiptare në Austri që është mbajtur më 21 tetor.
Ky panair është mbajtur për të katërtën herë dhe në secilin vit është shtuar interesimi i kompanive për të marr pjesë.
Këtë vit, përveç kompanive shqiptare nga Austria kishte edhe shumë kompani nga Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Në këtë panair janë prezantuar biznese shqiptare nga të gjitha fushat: ndërtimtari, arkitekturë, gastronomi, turizëm, IT, media, estetikë, automobilizëm etj.
Emisioni “Përballje” nga Telegrafi ishte pjesë e këtij panairi dhe ka intervistuar disa nga të pranishmit, duke sjellë një reportazh special.

Kompanitë shqiptare në Austri që ishin prezentë kanë thënë se panaire të tilla janë mundësi e mirë e rrjetëzimit, por edhe gjetjes së bashkëpunimit me biznese nga Kosova.
Ndërsa, kompanitë e bizneset nga Kosova e kanë parë si një mundësi të re të rritjes së bashkëpunimit.
“Panaire të tilla janë shumë të rëndësishme dhe janë panaire ndër më të rëndësishmet për ta sepse komuniteti në Austri është shumë i madh”, thotë Lami Çunaku, Partner Menaxhues nga VAS Group për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com
Qemajl Rexhaj nga kompania “Rexhaj Floor” thotë se kanë bashkëpunime të mëdha ndërmjet bizneseve shqiptare në Austri dhe Kosovë.
“Këto takime janë shumë të rëndësishme për neve, me u lidh mes vete, dhe fjala rrjet është rrjetëzim, sa më shumë është më mirë për neve dhe kemi bashkëpunime të mira me kompani si Austri dhe vende tjera të Evropës”, ka thënë Rexhaj.

Ardit Zendeli, kryetar i degës së Rrjetit në Austrinë e Epërme ka thënë se takime të tilla janë tepër të rëndësishme për shtimin e iniciativave për bashkëpunim.
“Kërkesa ka qenë shumë e madhe këtë vit nga kompanitë e Kosovës sepse panairet e deritashme kanë sjellë shumë lidhje konkrete”, ka deklaruar ai për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com
Në këtë panair kishte përfaqësues e biznese edhe nga komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, që veprojnë edhe në diasporë dhe në Luginë dhe të cilët thonë se kjo mundësi është e mirë edhe për të zhvilluar prodhimin në Luginë, por edhe për të gjetur mundësi bashkëpunimi me biznese në Kosovë e Austri.
Po ashtu në panair kishte takime B2B mes bizneseve pjesëmarrëse dhe se çdo vit janë realizuar dhjetëra marrëveshje e kontrata mes bizneseve austriake dhe atyre nga Kosova.
Bizneset nga Austria
- Yll Blakaj – Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri
- Lami Çunaku – Partner Menaxhues, VAS Group
- Qemajl Rexhaj – Kompania Rexhaj Floor
- Selvete Rexhaj – Kompania Kalaja Epox
- Ardit Zendeli – Kryetar i degës së Rrjetit në Austrinë e Epërme
- Arben Myftari, Sekretar – Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri
Bizneset nga Kosova
- Arieta Vula Pozhegu – Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës
- Kastriot Lluka – Pronar i kompanisë “Line Group” nga Kosova
- Vjosa Ukaj- Menaxhere e shitjes dhe marketingut nga kompania Elnor në Kosovë

Lugina e Preshevës ishte e përfaqësuar nga:
- Xhelal Memeti – Kryetar,Unioni I Afaristëve Vizioni PMB
- Dul Krasniqi – Pronar, Tuseva Clean
- Adnan Imeri – Kryetar, Fondi Humanitar për Preshevë,
- Zimer Limani – Eco Plast, Bujanoc
- Vedat Zulfiu – Dekor M&V
- Bejtullah Mustafa – ARJO Group
Ndryshe, këtë panair e kishin përshëndetur edhe Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, përfaqësues të qeverisë së Kosovës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përfaqësues nga Oda Ekonomike Austriake, përfaqësues të organizatave ekonomike nga Kosova dhe Austria. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë