Panairi i 16-të i Qendrës së Karrierës në UEJL, flet organizatorja e këtij panairi Lumturie Mehmedi-Sinani

Intervistoi: Aroma Aliti
Universiteti i Evropës Juglindore për të gjashtëmbëdhjetën herë me radhë organizoi Panairin e Karrierës. Një eveniment që llogaritet si urë lidhëse në mes studentëve të këtij universiteti me tregun e punës dhe kompani të ndryshme që janë të disponueshme në këtë drejtim. Kështu e vlerëson edhe udhëheqësja e kësaj qendre Lumturie Mehmedi – Sinani e cila në një intervistë për Telegrafi Maqedoni ka bërë të ditur se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka pasur mbi 60 kompani pjesëmarrëse të cilat kanë ofruar më shumë se 40 vende pune dhe shumë mundësi për praktikë e zhvillime profesionale.
Ajo gjithashtu theksoi se një numër i madh i studentëve kanë qenë të interesuar dhe se kompanitë pjesëmarrëse kanë ngelur të kënaqura nga ky fakt.
Kush është Lumturie për ata që se njohin?
Është e angazhuar si udhëheqëse e Qendrës së Karrierës në universitetin e UEJL-së. Komunikologe e diplomuar dhe këshilluese e certifikuar për karrierë (GCDF) e cila punon në projekte të ndryshme nga sfera e komunikimit dhe këshillimit për karrierë.
Qendra e Karrierës për vite me radhë organizon Panairin e Karrierës që gjithmonë ka ofruar mundësi si për studentët në gjetjen e punëve dhe praktikave të nevojshme, gjithashtu edhe për kompanitë e ndryshme në arritjen deri te këta studentë të interesuar. Kjo gjithmonë ka qenë një ndër evenimentet më të qëlluara në këtë universitet. Nga kjo shumë studentë kanë arritur të gjejnë veten në punë të ndryshme si dhe t’i bashkohen tregut të punës në mënyrë shumë më të lehtë.
Për të cilën herë me radhë u organizua Panairi i Karrierës në UEJL?
Qendra e karrierës nga viti 2005 organizon Panairin e Karrierës, këtë vit ishte edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Panairit të Karrierës në UEJL. Si çdo vit edhe këtë vit ky panair ka treguar sukses. Kësaj radhe sipas organizatores së këtij Panairi kanë qenë pjesëmarrëse mbi 60 kompani të ndryshme të hapura për praktik dhe punësime.
A kishte ndonjë dallim sa i përket pjesëmarrjes së kompanive në këtë panair krahasuar me vitet tjera?
Ne si organizatorë në lidhje me pjesëmarrjen e kompanive në panair kemi një parakusht të rëndësishëm, ajo është oferta që kompanitë/ institucionet/ organizatat që janë të ftuara të marrin pjesë kanë për studentët. Andaj, çdo vit ka oferta të ndryshme konkrete punësimi, oferta për praktikë dhe mundësi tjera për zhvillim profesional për studentët dhe të diplomuarit tanë. Sa i përket kompanive, kemi kompani që në mënyre tradicionale vite me radhë marrin pjesë në këtë organizim sepse shohin benefitin (përfitimin) nga i njëjti. Secilin vit panairi dallon si nga emrat e kompanive pjesëmarrëse ashtu edhe nga ofertat që ka. Këtë edicion kishim me shumë se 60 kompani pjesëmarrëse, me shumë se 40 vende konkrete të hapura të punës dhe shumë mundësi për zhvillim profesional në ofertën e këtij evenimenti.
A kishte studentë të interesuar këtë vit?
Vizitueshmëria e panairit tregon për interesim shumë të lartë të studentëve aktual dhe të diplomuar. Informacionet fillestare që kemi marrë nga kompanitë pjesëmarrëse po ashtu tregojnë që kompanitë kanë mbetur të kënaqura nga numri i studentëve e me të cilët kanë pasur mundësi të komunikojnë në panair.
Si dhe sa i ndihmon ky panair studentët për të pasur qasje në tregun e punës?
Për studentët mund të jetët e vështirë që të komunikojnë me kompanitë pa ndonjë ndërmjetësim, panairi pikërisht ndërmjetëson këtë mundësi për komunikim. Ky eveniment ju mundëson studenteve që të takojnë më tepër punëdhënës në të njëjtën ditë dhe të kenë mundësi të vendosin një komunikim fillestarë me to. Po ashtu, përmes panair ato kanë mundësi që të njohin kompani dhe organizata për të cilat ndoshta nuk kanë dëgjuar me herët dhe të mësojnë për veprimtarinë e tyre, kjo pa dyshim që ndihmon në zgjerimin e njohurive që kanë për tregun e punës dhe mundësive.
Çfarë do i sugjeroje të rinjve?
Do te ju sugjeroja dy gjëra. E para, caktoni vetes qëllime dhe punonin për t’i realizuar ato. E dyta, të hulumtojnë mundësi të ndryshme profesionale ku mund të angazhohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

FMN: Investimet publike dhe rritja e pagave, janë shtytësit kryesorë të ekonomisë vendore në vitin 2025

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe