LAJMI I FUNDIT:

Panadic pas fitores ndaj Llapit: Fitore e rëndësishme, jam i lumtur me lojtarët

Panadic pas fitores ndaj Llapit: Fitore e rëndësishme, jam i lumtur me lojtarët

Trajneri i Ferizajt, Andrej Panadic është ndarë shumë i lumtur me fitoren e ekipit të tij ndaj Llapit në kuadër të javës së 24-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizaj fitoi me rikthim 2-1 në shtëpi ndaj Llapit, duke arritur në kuotën e 24 pikëve për të qenë konkurrent i barabartë me klubet tjera për të shpëtuar nga rënia.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin kroat, i cili ka lavdëruar lojtarët që i janë përmbajtur kërkesave të tij.


Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Llapit, shkëlqen Edon Sadriu
Lexo po ashtu Ferizaj merr fitore të madhe ndaj Llapit, shkëlqen Edon Sadriu

“Pas humbjes nga Drenica, të cilën nuk e merituam, kam kërkuar nga futbollistët që mos të kursejnë asgjë nga vetja dhe mos të dorëzohen deri në fund ndaj Llapit”, ka thënë fillimisht Panadic.

“Ata iu përmbajtën kërkesave të mia dhe arritëm një fitore të rëndësishme, e cila më bën të lumtur shumë”.

“Tani, na mbetet të fokusohemi të ndeshja tjetër edhe pse orari i ngjeshur pa na detyron që të pauzojmë lojtarët herë pas here”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Carlo Ancelotti reagon pas shortit në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madridit

Ndërkombëtare
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Kalo në kategori