Gjirokastër u zgjua në këtë fund marsi mbuluar me borë, duke krijuar një pamje të rrallë për këtë periudhë të vitit.

Rrugicat me kalldrëm dhe shtëpitë karakteristike prej guri morën një hijeshi të veçantë, ndërsa temperaturat e ulëta sollën një atmosferë dimërore në mes të pranverës


E pamje të Gjirokastrës me borë në orët e mëngjesit ka publikuar kryeministri Edi Rama.

“Mirëmengjesi dhe me këtë pamje të rrallë të Gjirokastrës me dëborë në këtë fundmars, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan ai. /Telegrafi/