Natyra është një vend i pamëshirshëm, ku kafshët duhet të kujdesen vetë kundër disa prej grabitqarëve kryesorë.

Një incident i ngjashëm u vu re në Rajasthan të Indisë kur një panterë u hodh mbi një lopë, duke u përpjekur ta rrëzonte dhe të ushqehej me të.


Pikërisht kur dukej se lopa ishte dorëzuar, një tjetër lopë u shfaq në vendngjarje dhe arriti ta trembte panterën.

Videoja, tashmë virale, me sa duket është regjistruar nga një grup njerëzish në një safari në Rajasthan.

"Kur një panterë e kapi viçin nga qafa, nëna nxitoi ta shpëtonte. Pastaj çfarë ndodhi, shikojeni vetë”, shkruhej në video. /Telegrafi/