Është duke vazhduar operacioni policor i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, deri tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe ka mbetur i plagosur një polic kosovar, gjendja e të cilit është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka njoftuar se operacionit policor i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara , transmeton Telegrafi.


Po ashtu  gjatë operacionit Policia ka konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë.

Më poshtë pamjet nga aksioni i Policisë së Kosovës:

61567685 2351328918525534 5258002103107846144 n

61610995 2053741651599344 5434001324502941696 n