Ky është momenti rrëqethës kur një gjarpër gjigant i zi nxjerr nga goja një gjarpër tjetër, duke shokuar çiftin që kishin filmuar këtë moment.

Christopher Reynolds dhe bashkëshortja e tij Nina, mbetën të habitur kur panë se si gjarpri i zi po e nxirrte nga goja gjarprin tjetër të cilin e kishte përpirë të tërin, transmeton Telegrafi.


“Nuk mund ta besoj që ky gjarpër është ende gjallë”, dëgjohen dyshja duke thënë në video.

1 552

“Unë dhe bashkëshortja ime po ktheheshim në shtëpi pasi kishim shkuar të vizitojmë nënën time, kur befasisht pamë gjarprin e zi që e kishte gëlltitur gjarprin tjetër”, ka shtuar Christopher.

Raportohet se kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Neëton të Teksasit, ndërsa është interesant fakti se si në një moment gjarpri i zi duket se është penduar që kishte sulmuar gjarprin tjetër, dhe kështu e nxjerrë nga goja i cili mrekullisht nuk kishte ngordhur. /Telegrafi/