Pamje nga zhveshtorja e Dardanëve në stadiumin "Fadil Vokrri" – fanellat e historisë janë gati

Pas pamjeve nga stadiumi “Fadil Vokrri”, pak para nisjes së sfidës më të madhe në historinë e futbollit kosovar, tani na vijnë pamjet nga zhveshtorja e Dardanëve.
Kosova përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për një vend në Kupën e Botës 2026, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe plot emocione.
Fanellat janë gati, ato që mund ta shkruajnë historinë e re të Kosovës, asaj si pjesëmarrëse në Kupën e Botës.
"Fanellat janë gati për finalen e madhe ndaj Turqisë", shkruan FFK.
“Dardanët” vijnë me vetëbesim pas fitores ndaj Sllovakisë dhe me një seri të mirë rezultatesh në shtëpi, duke e kthyer “Fadil Vokrrin” në një fortesë.
Në anën tjetër, Turqia zbret në fushë me një ekip cilësor dhe me përvojë, duke kërkuar rikthimin në Botëror.
Mbulueshmëria speciale e ngjarjes është mundësuar nga DFK Group, Daakonn Investments, Voom, Patos Kosova dhe 99esim. /Telegrafi/





















































