LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona  

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona  

Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës në Prishtinë, ku si pasojë dy persona humbën jetën.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se vrasja ka ndodhur pas një konfrontimi në mes të dy grupeve, në ora 21:20.

“…Policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Jeronim De Rada’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga goditja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast”, njofton Policia.


Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë, Policia: Nuk ishte e përfshirë në rast, ishte në veturë pranë shtëpisë së saj
Lexo po ashtu Vdes gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë, Policia: Nuk ishte e përfshirë në rast, ishte në veturë pranë shtëpisë së saj

“Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur: E. H,  mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur”, thuhet në raport.

E sot, Fakte Plus ka publikuar një video se si nisi konflikti mes dy grupeve, i cili vazhdoi edhe në orët e mbrëmjes.

Në këtë konflikt mes dy grupeve, viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç ishte kalimtare e rastit.

Policia njofton se e ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori