Bazuar në planin stërvitor, në zonën e maleve Jezercit, Regjimenti i Parë i Këmbësorisë sot filloi Stërvitjen Fushore “Iron 1 Alfa”, i cili do të vazhdojë edhe në katër ditët e ardhshme, të cilët u vizituan vizituar edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Mehaj i shoqëruar nga komandanti i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj, shefi i Stafit të SHPFSK-së, gjeneral brigade Jeton Dreshaj dhe shefi i Departamentit G3/7 të SHPFSK-së, kolonel Ejup Maqedonci vizitoi pjesëtarët e angazhuar në vend-ushtrim.


Me këtë rast, ministrin Mehaj e priti komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuçi, i cili me stafin e tij prezantoi para ministrit informacionet e përgjithshme për Regjimentin e Parë të Këmbësorisë dhe Ushtrimin Fushor “Iron 1 Alfa”.

2 4 1 scaled

Sipas tij, qëllimi kryesor i stërvitjes është testimi i gatishmërisë operacionale për operacionet e planifikuara sipas misionit të cilat do të demonstrohen në stërvitjen kryesore “Defender-Europe 21”.

Më pas njësitet në fushëbetejë, sipas skenarit ekzekutuan operacionin “Kompania në sulm”, demonstrim i cili u vlerësua lart nga ministri Mehaj, i cili para pjesëtarëve të angazhuar, shprehu impresionet e larta të tij për nivelin e lartë të profesionalizimit të demonstruar gjatë stërvitjes.

5 2 1 scaled

Pjesëtarëve të Regjimentit të Parë iu drejtua edhe gjeneral Hadërgjonaj, në prag të përfundimit të karrierës së tij aktive ushtarake, duke shprehur krenarinë që nën komandën e tij, Komanda e Forcave Tokësore me regjimentet e saj ka arritur këtë stad të lartë të profesionalizmit dhe gatishmërisë operacionale.

4 1 1 scaled

Në fund gjeneral Hadërgjonaj, vizitën e ministrit Mehaj e vlerësoi lart, si shprehje të kujdesit me ndikim të madh në motivimin e duhur të pjesëtarëve të FSK-së për punë të suksesshme edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

3 3 1 scaled