Pamje nga festa e jashtëzakonshme e Chelseat pas triumfit në Kupën e Botës për Klube

Chelsea u shpall kampion i botës për klube pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj klubit brazilian, Palmeiras.
Klubi londinez arriti të fitojë Kupën e Botës për Klube pas fitores që erdhi në vazhdime me rezultat 2-1 ndaj Palmeiras.
Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Romelu Lukaku për 1-0, Raphael Veiga barazoi shifrat në 1-1, ndërsa Kai Havertz shënoi krejt në fund golin e fitores 2-1.
Kjo fitore ka gëzuar jashtëzakonisht shumë të gjithë te Chelsea, nga lojtarët, stafi dhe drejtuesit e klubit.
Faqja zyrtare e Bluve ka ndarë disa video dhe fotografi nga festa e lojtarëve, festë e cila është e jashtëzakonshme.

Nga
Telegrafi
13/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































