Një zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë në Manchester, me dhjetëra zjarrfikës që kanë luftuar me flakët.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, tetë makina dhe dy platforma ajrore kanë qenë në vendin e ngjarjes pranë Manchester Fort në Cheetham Hill.


sa1 4

Pamjet që janë shpërndarë në mediat sociale tregojnë një tym të madh dhe flakë që arrijnë lart në qiell.

sa2 3

Zjarri shpërtheu pak para orës 10 në një park industrial në Bradstone Road, jashtë rrugës Broughton dhe Cheetham Hill Road.

sa3 3

Autoritetet kanë konfirmuar se zjarrfikësit u thirrën në orën 9.48 dhe për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë të lënduar. /Telegrafi/