LAJMI I FUNDIT:

Palmeiras me kërkesë të veçantë në drejtim të Real Madridit për yllin e madh Endrick

Palmeiras me kërkesë të veçantë në drejtim të Real Madridit për yllin e madh Endrick

Real Madridi ka siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick prej kohësh, por ai do t’i bashkohet kryeqytetasve spanjoll vetëm në verën e vitit 2024.

Palmeiras i ka kërkuar Real Madridit nëse mund ta mbajnë Endrick në Brazil deri në dhjetor, raporton Thiago Fernandes i Goal.

Megjithatë, Los Blancos nuk janë të gatshëm ta lënë talentin e mrekullueshëm të qëndrojë në Brazil, por ata do të dalin me një përgjigje zyrtare në prill.


Endrick vazhdon t’i çmend tifozët e Real Madridit, shënon përsëri për Brazilin
Lexo po ashtu Endrick vazhdon t’i çmend tifozët e Real Madridit, shënon përsëri për Brazilin

Një tjetër media braziliane UOL raporton se shoqëruesit e Endrick e përshkruajnë këtë skenar si ‘të pamundur’, ata duan që i riu të bashkohet me Real Madridin në korrik.

Palmeiras ka vendosur të provojë fatin e tyre pasi zbuloi se Real Madrid do të shtojë Kylian Mbappe në listën e tyre këtë verë.

Endrick mezi pret t'i bashkohet Real Madridit: Do të kemi histori të madhe së bashku
Lexo po ashtu Endrick mezi pret t'i bashkohet Real Madridit: Do të kemi histori të madhe së bashku

Klubi brazilian në këtë mënyrë po mundohet që ta bindin lojtarin dhe klubin spanjoll që Endrick të qëndrojë në vendlindje deri në dhjeotr, edhe pse një gjë e tillë duket e pamundur.

Sezoni i ri sapo ka nisur në Brazil dhe Endrick tashmë ka shënuar një gol në dy paraqitjet e tij të para për Palmeiras. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

Chelsea po tenton transferimin shokues të yllit të Liverpoolit i cili dëshiron largimin nga ‘Anfield’

Premier League
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori