LAJMI I FUNDIT:

Palltoja vjollcë e Zonjës së Parë të SHBA-ve në daljen e parë të saj, ka një kuptim të veçantë

Palltoja vjollcë e Zonjës së Parë të SHBA-ve në daljen e parë të saj, ka një kuptim të veçantë

Në inaugurimin zyrtar të Joe Biden si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, radari i sistemit të modës është pozicionuar tashmë në veshjet e Zonjës së Parë

Se cilat janë mesazhet, do t’i zbulojmë me kalimin e kohës, por sot nuk flitet për tjetër veç se për pallton vjollcë të Jill Biden: në përputhje perfekte me diktatet e ngjyrave të modës të stinës.


Zonja e Parë e re zgjodhi këtë veshje në mbërritjen e saj në Washington DC, të martën pasdite në funksion të përurimit presidencial.

Sipas analizës së kryer nga wwd.com, në fakt, palltoja vjollcë e Jill Biden tashmë ka një kuptim shumë specifik.

Së pari, jo pallto është vepër e një stilisti të pavarur të New Yorkut, Jonathan Cohen dhe mund të nënvizojë interesin e madh që ka Jill Biden dhe do të ketë në vitet që vijnë për markat në zhvillim.

Cohen e startoi markën e tij në vitin 2011 dhe është një nga dizajnerët që e ka bërë mbështetjen ndaj mjedisit mantrën e tij.

Fakti që Jill Biden ka zgjedhur të nxjerrë në pah aftësinë krijuese të një stilisti të pavarur, është gjithashtu një vendim shumë i mençur duke marrë parasysh që në sistemin e modës, për shkak të pandemisë së coronavirusit, realitetet e vogla sipërmarrëse janë ato që e kanë pësuar më së shumti krizën ekonomike.