Pallaska tregon se kur do të fillojë punën Gjykata Speciale! (Video)

Avokati Dastid Pallaska ka thënë se tash e tutje çdo ditë mund të presim që të fillojë puna e Gjykatës Speciale.
Ai tha se me emërimin e Gjyqtarëve të procedurës paraprake mund të fillojë edhe shqyrtimi i aktakuzës edhe caktimi i paraburgimit.
Pallaska, në emisionin Click të RTV 21 tha se para këtij momenti nuk mund të vinte në shprehje fillimi i punës, por tash e tutje shprehu bindjen se çdo ditë mund të presim që të fillojë puna.
Ndryshe, sot janë emëruar gjykatësit Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































