LAJMI I FUNDIT:

Pak para takimit LVV-LDK së bashku me ambasadorët, Haki Abazi shprehet optimist për arritjen e marrëveshjes

Pak para takimit LVV-LDK së bashku me ambasadorët, Haki Abazi shprehet optimist për arritjen e marrëveshjes
Haki Abazi-LVV

Me qëllimin e arritjes së një koalicioni për bashkëqeverisje, Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë sërish një takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në këtë takim do të jenë prezenet edhe ambasadorët e QUINT-it, si dhe shefja e Misionit të Bashkimit Evropian.

Pak orë para fillimit të këtij takimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi është shprehur optimist për arritjen ë kësaj marrveshje gjatë ditës së sotme.

“Jam optimist se do të arrihet faza finale e marrëveshjes”, ka thënë Abazi  shkurtimisht për Telegrafin.


Lidhur me takimin, janë deklaruar edhe shtetet e QUINT-it, të cilat përmes një deklarate të përbashkët për media kanë theksuar se  përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, qëndron tek njerëzit e Kosovës dhe te askush tjetër, duke shtuar se nuk do të angazhohen në ndërmjetësimin për formimin e Qeverisë.

“Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”. Ne nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqendrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, thuhet në reagimin e vendeve të QUINT-it.

Ndryshe, mospajtimet ndërmjet LVV dhe LDK-së për bashkëqeverisje janë për shkak të pozitave, ku LDK po kërkon kryeparlamentarin, pesë ministri dhe zotimin për mbështetje e kandidatit të tyre për president në vitin 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori