Pajaziti: Tek partitë shqiptare në Maqedoni dominon ndjenja e triumfit të personave të caktuar
![Pajaziti: Tek partitë shqiptare në Maqedoni dominon ndjenja e triumfit të personave të caktuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2016/01/ali-pajaziti-mb-euml-shtes-lsquo-k-euml-shillin-mbipartiak-rsquo-foto_hd-780x439.jpg)
Në mesnatë ka skaduar afati për parashtrimin e listave të kandidatëve të cilët do të futen në garën e zgjedhjeve vendore në Maqedoni, të caktuara për datën 15 tetor. Partitë politike kanë bërë të ditur për opinionin, emrat me të cilët do synojnë të fitojnë besimin e elektoratit.
Që në raundin e parë dy partitë politike maqedonase, Lidhja Social -Demokrate e Maqedonisë dhe OBRM-PDUKM, do të garojnë në koalicion me disa parti më të vogla brenda vetes.
Përderisa partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, kanë vendosur që në rrethin e parë t’i masin forcat të ndara, duke lënë të hapur mundësitë e bashkëpunimit në rrethin e dytë, kur në garë do të mbeten dy kandidatë, të cilët do të sigurojnë më shumë vota.
Vetëm Aleanca për shqiptarët është prononcuar zyrtarisht, duke theksuar, se në komunën e Kërçovës do të mbështesë kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, që në raundin e parë, për të mos rrezikuar drejtimin e kësaj komune nga shqiptarët.
Partitë politike shqiptare kanë arritur ujdi që të dalin me lista të përbashkëta për Këshillat Komunal në Manastir, si dhe Komunën e Gazibabës së Shkupit.
Por, nuk kanë arritur marrëveshje për të garuar me listë të përbashkët në Qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal për të siguruar një numër më të madh të këshilltarëve komunalë.
Sociologu, Ali Pajaziti, duke komentuar mos bashkëpunimin mes partive politike shqiptare, konsideron se në skenën politike shqiptare dominon ndjenja e triumfit të personave të caktuar.
“Partitë politike shqiptare garojnë të ndara ose “solo” kundrejt partive politike maqedonase të cilat garojnë në koalicione të mëdha sepse në bllokun politik shqiptar deri më tani kemi pasur një parti të madhe e cila vetes i ka përshkruar tipare dominuese në skenën politike shqiptare, po në zgjedhjet e fundit përjetoi një zbehje të madhe. Pastaj, kemi një parti shqiptare e cila është në komë, fati i së cilës do të përcaktohet në këto zgjedhje dhe partitë e tjera të dala në skenën politike nuk janë të profilizuara si duhet, dhe edhe në vend se të garojnë me oponentin e tyre kryesor ata garojnë mes vete” ka thënë Pajaziti.
Megjithëse nuk është lajmëruar zyrtarisht koalicioni mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Lidhjes Social – Demokrate të Maqedonisë që udhëhiqet nga kryeministri, Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, zyrtarë brenda këtyre dy partive bëjnë të ditur se këto dy parti do përkrahin kandidatët e njëra tjetrës në komuna të caktuar siç është Qyteti i Shkupit, si dhe komuna e Tetovës, Gostivarit, Cairi etj.
Ndryshe, nga dikasteri i Policisë, kanë theksuar se janë të gatshëm për të realizuar një proces të qetë, korrekt, duke vepruar në suaza të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi të pozitës të cilido funksionar në procesin zgjedhor.
Njohësit e çështjeve politike thonë se këto zgjedhje vendore, të gjashtat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, do të jenë nga më të ashprat për vetë faktin se partitë politike shqiptare garojnë me personat më të fuqishëm të partive siç janë drejtuesit e partive, deputetë, ministra etj.
“Këto zgjedhje do të jenë ndër zgjedhjet më të egra, për arsye se partitë kanë hyrë në këto zgjedhje me elitatpolitike, hyjnë me atë motivin “tani ose kurrë” kjo do të rëndojë atmosferën në zgjedhje. Me vetë faktin se tanimë edhe në listat zyrtare të kandidatëve për kryetar komune kemi liderë të partive politike, parti që garojnë me deputetë, ministra, e rëndojnë këtë situatë dhe kjo do ta rëndojë shumë skenën politike pas zgjedhjeve vendore” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ish kryetari i Komunës së Tetovës, dhe njohës i çështjeve politike, Alajdin Demiri.
Ndryshe më 14 tetor do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të 80 komunave dhe qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal me dhjetë komuna urbane.
Fushat zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara
![Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ramushi-strukturat-780x439.jpg)
Haradinaj: Rezultati i zgjedhjeve është zhgënjyes, e kemi përjetuar shumë rëndë
![Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/Nenad-Rashiq-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Nend Rashiq akuzon për parregullsi në numërimin e votave, paralajmëron padi
![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480062286_10163987282167985_5672190085345631262_n-e1739557257511-780x439.jpg)
Forcimi i mbrojtjes ajrore e raketore, Shqipëria e Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara