LAJMI I FUNDIT:

Page: Për Londrën është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet ne BE-në në qershor

Page: Për Londrën është e rëndësishme që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet ne BE-në në qershor

Drejtori për Ballkanin Perëndimor në MPJ-në britanike në intervistë për “European Western Ballkan” tha se “përkushtimi i Britanisë së Madhe drejt Ballkanit Perëndimor është i përhershëm dhe do të vazhdojë edhe pasi të dalim nga BE”.

Si dëshmi për këtë përkushtim, thotë Page, është plani për dyfishimin e njerëzve në ambasadat britanike në rajon, që punojnë në çështjet e sigurisë, tregtisë me drogë, armët e zjarrit, trafikimin me njerëz dhe krimin lidhur me emigrimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithashtu do ta përforcojmë bashkëpunimin me Qeveritë dhe shoqërinë civile  me qëllim të ndihmojnë uljen e korrupsionit në rajon dhe përmirësimin në fushën e sundimit të së drejtës”, theksoi Page.


Sa i përket euro integrimeve, diplomati britanik theksoi se pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, edhe pse Londra s’do të ketë karrige në Këshillin e BE-së, në mënyrë aktive do të mbështesë procesin e zgjerimit.

“Mendoj se është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapin bisedimet për hyrje në BE në qershor”, tha Page duke thënë se vendimi i vitit të kaluar për fillimin e bisedimeve ku anulua nisja e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë ishte për shkak të qasjes së Francës.

Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës është ndër arsyet kryesore që hapi rrugën e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Shpresojmë se procesi i ratifikimit të përfundojë sa më shpejt me qëllim Maqedonia e Veriut të na bashkohet në Aleancë në Samitin e NATO-s në Londër në dhjetor të këtij viti”, tha Page./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori