Teksa po shqyrtohet Projektligji për pagat në sektorin publik, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pati debat për pragun e pagës dhe çështjen e mos trajtimit të njëjtë të ndërmarrjeve publike.
Kryesuesi vendosi të ketë debat dhe votim për amendamentet veç e veç.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se do të ishte mundësi më e mirë që të lejohet hapësirë për fleksibilitet brenda këtij ligji, duke votuar kundër nenit 46, 47 dhe 48.
“Ne besojmë se duhet të ketë një rregullim limiti apo tavani sa i përket shpenzimeve që ndërlidhen me pagat, megjithatë besojmë se edhe teksti i cili ka ardhur nga Qeveria, i cili i lejon hapësirë komisioneve ndërministrore për ndërmarrjet publike që të përcaktojnë pagat minimale dhe maksimale, varësisht prej mundësive financiare që gjenerojnë ndërmarrjet publike, ne besojmë që duhet ta lëmë mundësinë ashtu siç ka qenë në propozimin e Qeverisë. Rrjedhimit i bie që neni 46, 47 dhe 48 të votohen kundër që të mbetet ai tekst”, tha Krasniqi.
E ndaj këtij propozimi të Krasniqit, reagoi deputeti Armend Zemaj nga radhët e LDK-së, i cili tha se për ndërmarrjet publike është e rrugës që të mbështetet komisioni funksional.
“Interesant reagimi i PDK tek ndërmarrjet publike dhe tash kjo kërkesa që me u leju një lloj fleksibiliteti brenda këtij ligji tregon qartë edhe arsyeshmërinë pse është rritur pakënaqësia te qytetarët e Republikës të Kosovës për këtë projektligj”, u shpreh ai, raporton KP.
Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu u shpreh se ligji e përcakton se Qeveria mund të marrë vendime sa i përket tavanit dhe minimumit.
“Si PSD jemi tepër të interesuar që stafin profesional në ndërmarrje me interes strategjik t’i mbajmë në ndërmarrje publike dhe të mos krijojmë hapësirë dhe kokëçarje sa i përket tavaneve të përcaktuara. Unë nuk dua të mendoj që ligjet shkruhen për një mandat qeverisës. As nuk dua të mendoj që si deputet duhet të argumentojë mbi një mandat qeverisës… Pra ne jemi kundër këtyre amandamenteve”, tha Sejdiu.
Reagim pati edhe nga Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate, i cili akuzoi parafolësin e tij, Dardan Sejdiu, se është duke manipuluar me qytetarët.
“Unë mendoj se ndoshta me qëllim, ndoshta pa qëllim, por Dardani në këtë pikë është duke e manipuluar Kuvendin dhe qytetarët e Republikës të Kosovës, sepse fare nuk ka të bëjë ky nen me të vërtetën. E vërteta është krejt ndryshe. Na kemi caktu tavanin që hajnat e këtyre kompanive, të cilët quhen drejtora dhe menaxhert që kanë vjedhë qe 20 vjet NP, këta nuk munden me i caktu vetes rrogën 5 mijë euro, plus dreka e darka kah 40 mijë euro”, tha ai.
Ndërsa këtu replikë pati Dardan Sejdiu, sipas të cilit, për PSD-në, Telekomi, sektori energjetik dhe minierat janë sektor strategjik, të cilët duhet të mbesin në pronësi publike deri në pikën në të cilën e ngritin vlerën e tyre dhe gjenerojnë fitim.
Kurse, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami u shpreh se përjashtim është bërë për trustin pensional, ku për këtë ajo tha se në kuadër të përcaktimit të parimeve, duhet të ketë barazi.
“Kërkoj shpjegime sepse sapo votuam që ndërmarrjeve publike t’u caktohen tavanet e pagave, ndërkohë që për trustin pensional këtu kemi bërë një përjashtim dhe unë nuk e kuptoj pse është bërë një përjashtim i tillë, pse duhet ta privilegjojmë një institucion të tillë. Nëse jemi për të caktuar parime, për të caktuar kufijtë minimal dhe maksimal atëherë duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë”, tha ajo.
Ajo tha se me këtë projektligj Trustit i mbesin pagat e larta që ka, deri në vitin 2020./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje