LAJMI I FUNDIT:

Padija dhe shpërfillja e historisë si virtyte të ‘njeriut të ri’

Padija dhe shpërfillja e historisë si virtyte të ‘njeriut të ri’

Është rritur shumë një lagje njerëzish me prani në diskursin publik në Kosovë që damkos këdo që ka dije dhe afirmon nevojën për ndërgjegje e kujtesë shoqërore dhe kombëtare, madje edhe të historisë moderne të popullit shqiptar të Kosovës (të tri dekadave të fundit), që lidhet me lëvizjen për pavarësi të Kosovës, të drejtuar nga Presidenti Ibrahim Rugova, dhe/apo luftën çlirimtare që ka bërë UÇK-ja.

S’ka pse të evokohen lufta politike dhe e armatosur për pavarësi e çlirim, do të thonë gjithologët e rinj, sepse njerëzit duhet të shikojnë kah e ardhmja. Thuase është e pamundur ta dijsh e ta nderosh historinë e të shikosh kah e ardhmja. Thuase nuk është ky parakusht, madje i domosdoshëm, për të punuar në dhe për të tashmen dhe për të ardhmen.

Ka diçka oruelliane në këtë ide për krijimin e ‘njeriut të ri’, të shpërlarë nga ‘e vjetra’ identitare, që ka fituar njëfarë pranueshmërie e madje legjitimiteti qytetar në diskursin publik në shoqërinë tonë të hutuar, jo pse njerëzit e dijnë dhe e vlerësojnë, po pse nuk e dijnë dhe nuk e çmojnë historinë, si mësuese të jetës.


Me lehtësi të padurueshme po e mburrin padijen (injorancën), duke shpërfillur historinë, njerëz të kësaj lagjeje që u përmend në fillim.

Në trend

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Xheneta reagon pasi takoi Gjestin në BBVA: Hiç prej shtëpisë mos me dalë, si ti 100 i gjejë

Magazina
Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Magazina
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori