LAJMI I FUNDIT:

Padia në rastin e sulmit në Banjskë – çka ndodhi me terroristët që ikën në Serbi?

Padia në rastin e sulmit në Banjskë – çka ndodhi me terroristët që ikën në Serbi?

Terroristët që morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar, ikën në Serbi, ndërsa u priten nga gratë e tyre, motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes, por kishte edhe dy automjete të zeza, që kalonin nga policia serbe pa asnjë kontroll dhe ndalim, lëviznin vazhdimisht deri në dy ose tre herë, duke transferuar anëtarët e atij grupi.

Në padinë e ngritur ndaj 45 serbëve të grupit terroristë, të siguruar nga KosovaPress, dëshmitari i mbrojtur thotë se më datë 24.09.2023 rreth orës 09:00 të mëngjesit, ka ecur kodrave të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe rreth orës 10:00, kishte shkuar në Rogozna, që është 500 metra deri në 1 km larg me kufirin e Kosovës.

Aty kishte vënë re shumë automjete, disa pa targa, disa me targa BG, e disa me Fiat 500L, të cilat automjete i përdorin pjesëtarët e të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”. Tutje, ka deklaruar se ka parë diku rreth 15 meshkuj të trajnuar me uniforma të gjelbra, të lagur, të cilët tashmë kishin mbërritur aty nga Banjska, të cilët kishin marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë dhe atje priteshin nga gratë e tyre, motrat dhe anëtarët e tjerë të familjes, shkruan KosovaPress.


“Po ashtu, ka shtuar se nuk ka dashur të kaloj pranë tyre, në kryqëzim i kishte anashkaluar dhe kishte dalë 200-300 metra deri në kufi, prej andej ishte drejtuar drejt kufirit, 100 metra para tij, ishte ngjitur në një kodër, ku ka parë gjithë kufirin dhe shumë pjesë të territorit të Kosovës.

Prej aty ka parë që shumë prej tyre vinin nga Manastiri i Banjskës dhe se në kthim i prisnin dy automjete të zeza të markës Dacia, të cilat po vinin në drejtim të tyre dhe ishin të pista dhe të lagura nga shiu.

Këto dy vetura normalisht kalonin nga policia serbe pa asnjë kontroll dhe ndalim, lëviznin vazhdimisht deri në dy ose tre herë, duke transferuar anëtarët e atij grupi.

Pasi kishte kaluar grupin e parë, pas 200 metrash në territorin e Serbisë, kishte takuar 4 (katër) deri në 5 (pesë) automjete Fiat 500L, pa targa, të njëjtat vetura që kishin qenë në barrikada në Lesak dhe Leposaviq dhe të cilat i përkasin të ashtuquajturës “Mbrojtja civile”.

Po ashtu, ka deklaruar se numri i personave të uniformuar që kanë lëvizur nga Kosova në Serbi, ka qenë rreth 25 persona.

Gjithashtu, ka shtuar se dihet mirë se pas këtij grupi qëndron Milan Radojçiq, pasi që publikisht e ka marrë atë përgjegjësi, si dhe beson se ai grup është furnizuar me armatim dhe pajisje personalisht nga Serbia, nga duart e privatëve, sepse armët blihen lehtë në Serbi, 200-300 euro mund të blesh një kallashnikov.

Ai ka shtuar se ky grup funksionon me pak se një vit para sulmit dhe të gjithë personat që punojnë në Ushtrinë e Serbisë nga Leshaku, Leposaviqi dhe Mitrovica, kanë marrë pjesë në aksionin apo sulmin në Banjskë”, thuhet në padi.

Kurse një dëshmitar tjetër i mbrojtur, ka treguar se si Milan Radojçiq i ka organizuar këta persona dhe personat e tjerë në Serbi të cilët i ka ushtruar, i ka përgatitur me armatim të lehtë dhe të rëndë, të cilët një kohë të gjatë kishin ushtruar në Serbi dhe shumicën prej tyre Milani i ka paguar nga 2.000 euro në muaj përmes parave kesh, për t’i përfshirë në këtë grup.

Ata fillimisht i kanë thënë se kanë shkuar me idenë që të çlirojnë pjesën veriore nga Kosova, po ashtu me qëllim që serbët e kësaj pjese të shkëputën nga Kosova, pastaj një natë përpara sulmit Milani i ka thirrur në takim dhe kanë hyrë po të njëjtën natë para agimit diku rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe nga aty ka filluar sulmi.

“Po ashtu, ka theksuar se armatimin e ka siguruar Milani, sigurisht ai me lidhje të forta përmes shtetit të Serbisë, është i bindur se përmes Aleksandar Vuçiqit dhe njerëzve të tij, por që në këto formacione sa i përket pagesës, armatimit, organizimit kanë qenë të përfshirë Milan Radoiçiq si kryesori i këtij grupi, Marjan Radojeviq, Nemanja Radivojeviq, Vladimir Radivojeviq (me nofkën “mami’ ) Aleksandar Jevremoviq, të cilët secili prej tyre, i kanë udhëhequr nën grupet, të cilat kanë pasur detyra të caktuara për të vepruar në veri.

Në fund, ka shtuar se pothuajse i gjithë grupi që janë arratisur janë në Serbi, sigurisht kanë kontakte me Milanin dhe me gjasë Milani ende i paguan për të mbijetuar në Serbi, si dhe e ka kuptuar se nuk është vështirë për të kuptuar se Milani këto para i ka nga krimi, nga kontrabanda, tenderët dhe gjithashtu financohet nga Vuçiqi dhe që paraja është problemi më i vogël për Milanin”, thuhet në padinë e ngritur ndaj 45 serbëve të grupit terroristë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori