LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, e quan mashtrim të Qeverisë Kurti

Pacolli thotë se në Kosovë nuk ka rritje ekonomike, e quan mashtrim të Qeverisë Kurti

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se qytetarëve të Kosovës u është ngarkuar barra e shtrenjtimit të energjisë elektrike si pasojë e mungesës së një strategjie nga Qeveria e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po zhvillohet debat për shtrenjtimin e energjisë elektrike, Pacolli ka thënë se është mashtrim kur thuhet se në Kosovë ka rritje ekonomike.

“Është vetëm mashtrim, në Kosovë nuk ka rritje ekonomike për arsye se rritja ekonomike ka bazat e veta, më tepër konsum dhe projekte infrastrukturore, këto mungojnë në Kosovë, më trego dikush cilat projekte infrastrukturore kjo qeveri deri tash i ka filluar dhe është duke i kryer, më trego sa u rrit paga ose të hyrat për qytetarë dhe sa u rrit shporta për konsumatorin, është më dobët dhe më ulët sesa ka qenë”, u shpreh ai.


“Kosova po përballet me krizë të rëndë ekonomike dhe sociale… Sot qytetarët e Kosovës e kanë sfidën e pagesës së energjisë elektrike e cila ju ngarkua si barrë nga Qeveria e tyre në mungesë të një strategjie tjetër e cila do të lehtësonte jetën e tyre”, ka thënë Pacolli.

Reagimi i Pacollit erdhi pas deklarimeve qeveritare ku thuhet se rritja ekonomike në Kosovë është 9.9 %.

Sipas Kurtit kjo përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori