Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli është shprehur pesimist rreth paralajmërimeve për rritje ekonomike mbi 7 për qind në Kosovë.
Përmes një postim në Facebook ka thënë se Kosova këtë vit ka gjasa të ruajë rritjen e saj ekonomike prej rreth 5 për qind, e cila është mesatarja e dy vjetëve të fundit e arritur falë remitencave të diasporës.
“Lexova që po pretendohet se në Kosovë do të ketë rritje të ekonomike mbi 7% në krahasim me vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi pasur një stagnim të ekonomisë për shkak të zgjedhjeve, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë. Edhe pse ky krahasim nuk mund të jetë krahasim i mirë, prapë se prapë, për fat të keq këtë vit nuk do të ketë rritje ekonomike 7 apo 8 % ashtu si po pretendojnë”, ka shkruar Pacolli.
Sipas tij, investimet direkte që ndikojnë në ngritjen e standardit të jetesës, kulturës dhe edukimit të qytetarëve.
“Investimet në infrastrukturë si dhe investimet në progresin teknik në përgjithësi, që ndikojnë drejtpërdrejti në rritjen e sasisë dhe cilësisë së produkteve të vendit, e që janë veprimet kryesorë që kushtëzojnë rritjen ekonomike të një vendi”, u shpeh ai.
“Nëse këto zbërthehen, tregojnë se këtë vit në Kosovë nuk ka pasur investime të rëndësishme që kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve,n uk janë krijuar vende pune në masën e pretenduar, nuk ka pasur rritje të pagave ( hyrave), nuk ka pasur rritje të pensioneve ( përveç premtimeve për ndonjë ndihmë), nuk ka pasur krijime të reja të operatorëve ekonomik, nuk ka pasur të hyra shtesë për shtetin (përveç remitancave)”, ka shtuar Pacolli.
Tutje, tha se i gjithë viti 2021 karakterizohet me ngecje të investimeve në infrastrukturë, nuk ka pasur ndërtime të reja infrastrukturore (të çfarëdo lloji) apo edhe riparime të dëmeve nga përmbytjet e vitit të kaluar.
“Gjithashtu nuk ka asnjë shenjë se ka ndryshime të mëdha në rritjen e PBB-së krahasuar me vitin e kaluar kur ekonomia e vendit filloi të ngecë”, vazhdoi ai.
Pacolli konsideron se tendenca për të krijuar narrativën se ka rritje ekonomike, (që bazohet në rritjen e çmimeve të produkteve bazë, pa rritur të hyrat) është thjesht një “simulim” apo një tendencë për të bindur se ka rritje të produktivitetit…, e sipas tij kjo nuk është rritje reale ekonomike.
“Kosova këtë vit ka gjasat të ruaj rritjen ekonomike afër 5%, që është mesatarja e dy viteve të fundit edhe atë fal vëllimit të remitencave e jo faktorëve të rëndësishëm që përmenda më lart”, shkruan Pacolli.
Ky reagim i Pacollit erdhi pasi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po beson se nëse vazhdohet me këtë rritje ekonomike Kosova do t’i afrohet edhe Kroacisë.
Kurti ka deklaruar se ky vit ka qenë me shumë shpresë dhe optimizëm për qytetarët, duke rezultuar edhe me rritje ekonomike.
“Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, ekonomia e vendit tonë sivjet do të rritet për 9,9 për qind. Pra, praktikisht për herë të parë do të kemi rritje dyshifrore të përqindjes së bruto-produktit vendor për ekonominë tonë. Këtë vit Kosova e ka filluar me një tkurrje ekonomike prej 3,1 për qind sipas Bankës Botërore, e tash sipas BQK-së do të arrijmë realisht në rritje dyshifrore apo 10 për qind”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Rektori i UBT-së prezantoi modelin “UBT Smart City” në Universitetin e Cambridge

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ngritja e çmimit të rrymës pritet të ndikojë në shtrenjtimin e produkteve të tjera

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa