Japoni, pacienti me coronavirus shkoi nëpër lokale për të 'përhapur' virusin vdekjeprurës

Një pacient me coronavirus në të 50-at e tij shkoi në shëtitje për të 'përhapur virusin' me dashje në Japoni para se policia ta çonte atë në spital.
Burri rezultoi pozitiv për sëmundjen - e cila ka vrarë më shumë se 3,500 person dhe me të paktën 105,000 të infektuar në të gjithë botën - por ai nuk tregoi asnjë simptomë në qytetin Gamagori, shkruan Daily Mail.
Ai u dërgua në shtëpi nga mjekët dhe u tha të vetë-izolohej para se të dërgohej në spital.
Por burri - prindërit e të cilit u diagnostikuan me coronavirus - injoroi këshillat dhe i tha një të afërmi se ai po e shpërndante virusin, transmeton Telegrafi.
Oficerët nga Stacioni i Policisë Gamagori të veshur me kostume të veçanta për mbrojtje nga coronavirusi nxituan drejt lokalit - por burri kishte bërë tashmë rrugën për në shtëpi me një taksi.
Burri është dërguar në një qendër mjekësore për trajtim. Kryetari i komunës së Gamagori, Toshiaki Suzuki tha: 'Është për keqardhje që ai nuk qëndroi në shtëpi ashtu siç udhëzohej'.
Në të gjithë botën, gjithnjë e më shumë vende po kërkojnë një kujdes të shtuar sepse virusi tashmë po rritet vazhdimisht. /Telegrafi/

















































