LAJMI I FUNDIT:

Osmani, Zemaj e Avdyli krah Qunit për kryetar dege të LDK-së në Prizren

Osmani, Zemaj e Avdyli krah Qunit për kryetar dege të LDK-së në Prizren

Ndërsa zgjedhjet e brendshme në LDK po zhvillohen, tashmë ka nisur gara nëpër komuna se kush do bëhet kryetar dege. Një garë tejet e fortë pritet të ndodh në Prizren.

Dy deputetë tejet të njohur kanë paralajmëruar se do t’i futen garës për të marrë drejtimin e degës. Bëhet fjalë për Anton Quni e Driton Selmanaj.

Por qysh tashmë kanë nisur përkrahjet për njërin kandidat nga figura të larta të LDK-së.


Kryetari në largim i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, përmes një foto publikuar në Facebook krah Anton Qunit sikur i ka dhënë përkrahje publike këtij të fundit. Në foto krahë Qunit, kanë dalë edhe Vjosa Osmani e Armend Zemaj.

Kjo përkrahje nëse mund të quhet e tillë për Qunin ka ndodhur me rastin e përvjetorit të 29-të të themelimit të LDK-së në Prizren.

“Të nderuar pjesëmarrës në manifestimin e përvjetorit e 29 të degës së LDK-së ,në emër timin personal dhe të bashkëpunëtorëve, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë festë. Me rikthimin e LDK- së , ky vend ka shpresë. #vazhdojmë bashkë drejt ndryshimit”, ka shkruar Avdyli në Facebook që është kryetar aktual i Degës por që ka bërë të ditur nuk do të kandidon edhe për një mandate, me arsyen se sa ka qenë kryetar dege LDK-ja nuk ka arritur ta marrë pushtetin në zgjedhjet e fundit lokale.

Kujtojmë se ditë më parë deputeti Selmanaj ndërsa foli për kandidaturën e Qunit tha se është i gatshëm i nderuar që është përballë tij.

“Ka kohë që i jam ofruar anëtarësisë dhe kam shpreh gatishmërinë që të jem pjesë e garës për kryetar të degës në Prizren. Ndjehem i nderuar edhe jashtëzakonisht mirë që do të jem në garë me zotëri Anton Qunin”, kishte thënë Selamanj.

Ndërsa Quni ditë më parë konfirmoi garën për kreytar të LDK-së në Prizren.

“Po, është e vërtetë. Në mbledhjen të kryesisë së LDK-së, dega në Prizren, unë e kam bërë publike kandidaturën për kryetar të degës në Prizren” ka deklaruar Quni.

Mbetet të shihet nëse do ketë dhe kandidatura tjera për kryetar të LDK-së në këtë qytet. Edhe nëse nuk ka të tjerë, gara sërish do jetë tejet e forte mes Qunit dhe Selmanajt.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori