U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që është i mundur, por është edhe i domosdoshëm.
Osmani thotë se Kosova e shënon Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, duke qenë në një stad më të avancuar sa i përket kornizës legjislative për luftimin e një pandemie që po zhvillohet me hov të shtuar dhe në hije krah për krah me pandeminë Covid-19, transmeton Telegrafi.
“Dy muaj më parë, më 25 shtator, Kuvendi i Kosovës votoi unanimisht për përfshirjen e Konventës së Stambollit, në Kushtetutën e vendit. Sot, më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kosova e shënon këtë ditë duke qenë në një stad më të avancuar sa i përket kornizës legjislative për luftimin e një pandemie që po zhvillohet me hov të shtuar dhe në hije krah për krah me pandeminë Covid-19. Por kjo nuk mjafton. Izolimi për shkak të virusit u shndërrua në katalizator të dhunës ndaj grave dhe vajzave. Çdo formë e dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Tutje ajo ka shkruar se “dhuna triumfon vetëm kur ne heshtim”.
“Parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave jo vetëm që është i mundur, por është edhe i domosdoshëm. Sepse, përveç se një gjë e tillë është demonstrim i përkushtimit tonë për respektim të plotë të të drejtave të njeriut, parandalimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave ka aftësinë për të shpëtuar jetë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për çdonjërin nga ne. Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, duke filluar nga investimi në vetvete, angazhimi për ndërgjegjësim të të tjerëve, duke sfiduar stereotipet, e duke edukuar brezin e ardhshëm në frymën e barazisë gjinore.
Shoqëria jonë ka ende shumë për të bërë për viktimat e kësaj pandemie në hije, por në këtë ditë dua t`u rikujtoj që: Unë ju dëgjoj! Unë ju besoj! Unë qëndroj pas jush! Unë do flas për ju çdo ditë deri ditën kur ju do të mund të ngrisni zërin vetë për veten tuaj”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-trump-grenell-780x439.jpg)
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
![KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475971256_122192475674040754_2226320951390366703_n-e1738611765737-780x439.jpg)
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
![Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-1-780x439.jpg)
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
![Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Kurtii-780x439.jpg)
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
![Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-2-780x439.jpg)
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
![Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZE-780x439.jpg)
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/472469785_1681119199486938_5235773730566345620_n-780x439.jpg)
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
![Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-28-780x439.jpg)
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
![Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-trump-grenell-780x439.jpg)
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
![Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-17-780x439.jpg)
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
![Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-24-780x439.jpg)
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
![Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-26-780x439.jpg)
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze