LAJMI I FUNDIT:

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Në një diskutim të mbajtur në Forumin GLOBSEC 2024 në Pragë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënvizuar nevojën për të rikthyer barazinë në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Osmani ka theksuar se aktualisht tavolina e negociatave është e përmbysur dhe se është koha që të rikthehet niveli i barabartë në bisedime.

“Ata që marrin pjesë në bisedime duhet të jenë në një tavolinë të niveluar. Tani për tani, tavolina e dialogut Kosovë-Serbi është e përmbysur,” ka thënë Osmani


Ajo ka theksuar se rikthimi i barazisë është kusht i domosdoshëm për të arritur sukses në dialog.

“Është koha që barazia të rikthehet në tavolinë. Kjo është parakusht për suksesin,” ka shtuar ajo.

Osmani ka shtuar se kur nuk ke barazi qysh në themel të çfarëdo procesi negociues, askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme që edhe mund të zbatohen në terren

Presidentja Osmani ka kërkuar angazhimin e të gjitha palëve për të siguruar një proces të drejtë dhe të barabartë që do të kontribuojë në zgjidhjen e qëndrueshme të çështjeve mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Kalo në kategori