Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, në fjalën e saj në kuadër të debatit që është duke u zhvilluar rreth raporteve me ShBA-të, tha se në qeverinë e Kosovës nuk ka antiamerikanë.
Ajo tha se Kosova kurrë nuk ka pasur sukses pa i pasur SHBA-të në krahë, në asnjë rast. Prandaj, ajo tha se mendon se dialogu duhet të zhvillohet mbi dy premisa themelore, e para të mbrohen interesat e vendit dhe e dyta të mbrohen miqësitë me shtetet shpëtimtare.
Osmani tha se kur LVV dhe LDK kanë qenë në opozitë e kanë mbrojtur amerikanizmin, duke përmendur rastin e tentimit për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
E para e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se e kanë përgatitur ftesën sot për presidentin Hashim Thaçi që të vijë dhe t’i adresohet Kuvendit. Ajo tha se nuk do të kenë mundësi t’i bëjnë pyetje dhe do të duhet vetëm ta dëgjojnë.
“Presidenti i cili do të duhej të ishte simbol i unitetit, e për të cilin vërtet do të kisha dëshirë të mos flisja sikur mos ta kishte uzurpuar e kidnapuar këtë proces të dialogut në mënyrë kundër kushtetuese, sot e quan kryeministrin e vendit një institucion tjetër i frustruar, gënjeshtar, mashtrues, frikacak, djallëzor përçarës, sabotues, etje. Një institucion i cili do të duhej ta përfaqësonte unitetin e popullit i drejtohet kështu institucionit tjetër”, tha ajo.
Ajo tha se nuk kanë besim në presidentin e vendit dhe kjo sipas saj është problemi në dialog.
“Nuk kemi besim në presidentin e vendit dhe ky sot është problemi në dialog, ky është sot problemi i pakapërcyeshëm edhe tek çështja e tarifës edhe tek të tjerat. Në qoftë se presidenti do ta respektonte rolin e tij kushtetues dhe në qoftë se qeveria do ta udhëhiqte dialogun, ashtu siç e kërkon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetutës ne do ta kishim secilin garanc ë se nuk do të preket as integriteti territorial, nuk do të preket as parimi i unitaritetit të shtetit, nuk do të preket as sovraniteti e as çështje të tjera. Për faktin që kemi një uzurpim të këtij procesi nga dikush që nuk ka të drejtë kushtetuese ta bëjë këtë, e detyron secilin deputet racional sot këtu në Kuvend ta ngrisë edhe çështjen e rolit të tij”, tha ajo.
Osmani rreth tarifës ndaj mallrave serbe, tha se kjo tarifë duhet të hiqet njëkohësisht me presidentin Hashim Thaçi.
“Tarifa duhet të hiqet në të njëjtën kohë me Presidentin prej rolit të tij të uzurpuar, në të njëjtën kohë. Sepse në momentin kur hiqet ai hiqet edhe rreziku prej marrëveshjeve të rrezikshme. Bashkë duhet me u heq të dyja, në mënyrë simulantë, sepse kështu mbrohet edhe interesi i vendit e edhe marrëdhëniet me miqtë tanë. Tarifa duhet të hiqet që kjo qeveri të vazhdojë t’ia prishë strofullën krimit, që kjo qeveri t’ua prish planet atyre që tërë karrierën e tyre politike menduan vetëm për ta shpëtuar lëkurën e tyre”, tha Osmani, raporton KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje