LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit frymëzim për forcimin e shtetit të Kosovës

Osmani: Platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit frymëzim për forcimin e shtetit të Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka marrë pjesë në Ekspozitën “Personalitetet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”.

Ajo ka vendosur lule në kompleksin e figurave të kësaj ngjarjeje historike dhe ka thënë se Platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit duhet të shërbejë si frymëzim për forcimin e shtetit të Kosovës, unitetin e faktorit politik mbi bazën e parimit të paprekshmërisë së kufijve aktualë të Kosovës, paprekshmërisë së sovranitetit të vendit si dhe të rendit kushtetues.

“Lidhja e Prizrenit e vulosi orientimin tonë properëndimor. Na duhet një Lidhje e re për shtetin e Kosovës, në mënyrë që nesër ky vend të jetë strehë e sigurt ku jetojnë dinjitetshëm të gjithë qytetarët pa dallim”, është shprehur  Osmani.​ /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori