LAJMI I FUNDIT:

Osmani për raportet me Lutfi Hazirin: Vota e LDK-së në Gjilan do të jetë më e madhja që nga koha e presidentit Rugova

Osmani për raportet me Lutfi Hazirin: Vota e LDK-së në Gjilan do të jetë më e madhja që nga koha e presidentit Rugova

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë se në zgjedhje do të ketë mbështetje nga të gjithë nënkryetarët e partisë.

Osmani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se rënia e votës për LDK-në në vitet e kaluara ka të bëj me koalicionin që kjo parti ka pasur me PDK-në, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se njerëzit e LDK-së në zona të caktuar kanë punuar mjaft dhe rezultati i atyre zgjedhjeve nuk ka pasur të bëj me pakënaqësitë e brendshme brenda partisë.


Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, ka thënë se në këto zgjedhje do ta ketë mbështetjen e plotë të Lutfi Hazirit dhe nënkryetarëve të tjerë.

“Do të kemi një rritje shumë të madhe të votës në Gjilan që do t’i befasojë të gjithë. Puna jonë nuk mund të shihet si vetëm bashkëpunim mes Lutfi Hazirit dhe Vjosa Osmanit, por bashkëpunim i një grupi të madh duke filluar nga kryetari. Vota e LDK-së në Gjilan do të jetë më e madhja që nga koha e Presidentit Rugova”.

Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike
Lexo po ashtu Osmani: Meritoj fitoren në këto zgjedhje, për shkak të konsistencës time në vendimet politike

Osmani ka mbrojtur edhe Qeverinë Mustafa duke thënë se ajo qeveri nuk ka pasur asnjë ministër me aktakuzë për dallim siç thotë ajo nga qeveria në detyrë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Magazina
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Magazina
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Revolucion në transport, një automjet elektrik ka bërë fluturimin e tij të parë - publikohen pamjet

Auto
Kalo në kategori