Liberalizimi i vizave dhe mbështetja për intergrimin e Kosovës në BE, kanë qenë dy gjërat kryesore për të cilat presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar në ditën e parë të “Forumin e Prespës për Dialog” që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sa i përket liberalizimit të vizave, presidentja Osmani ka thënë se kriteret në këtë aspekt Kosova i ka plotësuar shumë kohë më parë, e të cilat edhe janë rikonfirmuar.
“Përderisa, kjo çështje është në vullnetin individual të shteteve anëtare veç e veç, përgjigjen përfundimtare ta jep Kosova, pasi që ka shumë aspekte që merren parasysh për marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave. Por, asnjëra nuk ka të bëjë me kriteret që duhet t’i plotësojë Kosova sepse janë plotësuar shumë kohë më parë dhe janë rikonfirmuar, madje edhe në sundimin e ligjit’’, ka deklaruar Osmani në një intervistë për RTV Dukagjini.
Presidentja ka shtuar se kjo çështje ka mbetur pezull për shkak të dy tri shteteve anëtare, të cilat vendimin e kanë zvarritur për shkak të zhvillimeve të brendshme dhe e cilëson mesazhin e 23 qershorit si mjaft të rëndësishëm në ndërtimin e një kahjeje që ky proces do të përfundojë.
“Nuk ka kërkesa më dhe pyetje për Kosovën. Në fakt çështja kanë mbetur te 2-3 shtete anëtare, që vendimin e kanë zvarritur për shkak të zhvillimeve të brendshme. Pra, insistimi ynë është që të diskutohet për liberalizimin e vizave, por mos të harrojmë që vendimi për këtë liberalizim merret në një votim në format tjetër të Këshillit, ku votojnë ministrat e brendshëm dhe jo në formatin që do të takohet me 23 qershor. Megjithatë, mesazhi i 23 qershorit mund të jetë shumë i rëndësishëm në ndërtimin e një kahjeje që ky proces do të përfundonte’’, ka theksuar Osmani.
Gjithashtu, ajo ka thënë se përpos përkrahjes së shteteve tjera anëtarë dhe më të fuqishme të BE-së, ka vende tjera që nuk japin pwrgjigjen përfundimtare sa i përket kësaj çështjeje.
“Kemi marrë përkrahjen e fuqishme dhe publike të dy shteteve si Kroacia dhe Sllovenia, shtetet e tjera që janë anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë Gjermaninë, si shtetet më të fuqishme të BE-së. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha shtetet anëtare, por ka vende të tjera që akoma nuk jepin përgjigjen përfundimtare çfarë kahje do të japin’’, ka thënë Osmani.
Ajo ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është vendim i lehtë për Bashkimin Evropian (BE), pasi që sipas saj nuk ka asnjë arsye që vendimi i tyre të zvarritet.
Sipas saj, është momentum shumë i rëndësishëm pasi më 23 qershor në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Bruksel, do të jepet një mesazh gjeopolitik në raport me Ukrainën dhe shtetet e tjera, dhe se sipas saj do të jepet edhe një mesazh i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e Evropës.
“E që për Kosovën kjo nënkupton liberalizimin e vizave në këtë moment po pas disa muajsh, për Kosovën përgjigjja do të duhej të ishte një ‘po’, në raport me status kandidatin”, ka thënë Osmani.
Osmani ka thënë se kanë dhënë një mesazh bashkë me presidentët e rajonit që ishin pjesë e Forumit, të cilët e kishin përkrahur Kosovën, sipas saj, jo vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe për njohjen e Kosovës dhe integrimin e saj në BE.
Osmani është pyetur se cilat janë gjasat që në këtë mbledhje të jepet një mesazh pozitiv apo kërkesë adresuar institucioneve që e kanë në dorë brenda BE-së këtë çështje, ajo ka thënë se është bërë e ditur që votimi formal nuk do të bëhet, por mesazhi politik në atë samit mund të jepet.
Në samitin e të enjtes së ardhshme, Osmani ka deklaruar se nuk është strategji e mirë që duhen të rriten pritjet, pasi që, sipas saj kanë punuar me shtetet veç e veç, që secila prej shteteve anëtare e njohin kontributin që Kosova është duke dhënë në raport me çështjet globale.
“Nuk besoj që është strategji e mire që të rriten pritjet, kemi punuar me shtetet individuale, shtetet anëtare e dinë që Kosova po kontribuon në raport me çështjet globale, dhe po i zhvillon të gjitha vlerat”, ka thënë Osmani.
Ndërsa, sipas saj nuk duhet të paragjykojmë vendimin e tyre politik, pasi që fjalën e fundit do ta japin shtetet anëtare, sipas saj duhet të punohet shumë dhe qytetarët asnjëherë të mos humbasin shpresën, pasi që është padrejtësi e madhe ndaj tyre.
“Fjalën e fundit do ta japin shtetet anëtare, nuk do të doja të paragjykoja se cili do të jetë vendimi i tyre në fund”, ka deklaruar Osmani.
Ndërsa, Osmani ka diskutuar edhe për çështjen nëse Kosova do të aplikojë këtë vit për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian (BE), ku sipas saj, është në planet e tyre që të aplikohet këtë vit. /Portali D/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës