LAJMI I FUNDIT:

Osmani para presidentes së KE-së flet për vizat: Kjo padrejtësi e madhe duhet të përfundojë pa kritere të reja teknike

Osmani para presidentes së KE-së flet për vizat: Kjo padrejtësi e madhe duhet të përfundojë pa kritere të reja teknike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi të enjten se liberalizimi i vizave duhet të ndodh sa më parë, pasi siç tha, kjo padrejtësi e madhe për kosovarët duhet të përfundojë pa kritere të reja teknike.

Në një konferencë për media bashkë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Osmani tha se edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret, Kosova sa i përket vizave po vazhdon të trajtohet me një standard tjetër.

“Kosova për fat të keq sa i përket vizave vazhdon të trajtohet me një standard tjetër. Qytetarët e Kosovës mbesin të izoluar në zemër të Evropës edhe pse kemi bërë reforma në sundimin e ligjit. Përkundër plotësimit të të gjitha kritereve, akoma nuk ka ndodhur liberalizimi i vizave”, deklaroi ajo para mediave.


“Realiteti qëndron që shtetet anëtare të BE-së ende nuk e kanë marrë vendimin brenda Këshillit, prandaj shpresojmë që kjo padrejtësi e madhe të përfundojë pa kritere të reja teknike që do ta bllokonin vendimmarrjen politike”.

Tutje, Osmani shtoi se vizita e Von der Leyen rikonfirmon përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Është vendimtare që BE-ja të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në përballje me krizat me të cilat po ballafaqohemi.  Shpresojmë që nëpërmjet një bashkëpunimi të afërt do të identifikojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimeve të energjisë, investime në projekte në burime të ripërtërishme të energjisë, investime në përmirësimin e infrastrukturës së energjisë dhe në masa të eficiencës së energjisë”.

Sipas saj, ka ardhur koha që BE-ja të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

“E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë dhe mendoj se vizita juaj është dëshmi për këtë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori